Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rohde: Qasja e Kosovës po i shtyn pakicat serbe drejt Beogradit

    21/05/2025 22:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar qasjen e institucioneve kosovare ndaj pakicës serbe, duke thënë se disa veprime po e shtyjnë këtë komunitet më pranë Beogradit.

    Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk po kërkon që draft-statuti i Asociacionit të dërgohet në ndonjë institucion të huaj, por në ato të vendit.

    “Sa i përket Asociacionit, nuk po kërkojmë që drafti të dërgohet në ndonjë institucion të huaj, por në institucionet e Kosovës. Argumenti që ‘Serbia është e keqe, prandaj edhe ne mund të sillemi keq’, nuk është zgjidhje”, u shpreh Rohde në Rubikon në Klan Kosova.Ambasadori gjerman shtoi se mungesa e hapave për t’u afruar me komunitetin serb po sjell pasoja të drejtpërdrejta në terren.

    “Nëse ndërmerrni hapa për t’u zgjatur dorën pakicave, ndoshta nuk mund t’i matni menjëherë përfitimet politike. Por duke mos e bërë këtë, po shohim çfarë po ndodh: po i shtyni edhe më shumë pakicat drejt Beogradit. Këtë e kemi theksuar. Strukturat paralele duhet të largohen, është anomali të kemi dy valuta në veri, por ajo që kemi kritikuar ka qenë mënyra e operimit”, përfundoi Rohde.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel flet për luftën: Izraeli duhet të mbrohet nëse dikush thotë se do ta eleminojë 

    BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

    Rohde: Në Shqipëri njerëzit po lënë para, Kosovën po e dobësojnë lajmet politike

    Të Fundit

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.