Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rohde: Policia e tregoi kapacitetin e saj në Veri

    28/09/2023 15:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjermania është shteti që e ka kualifikuar pa asnjë mëdyshje si sulm terrorist vrasjen e policit të Kosovës, të dielën në Banjskë, kur një grup i armatosur u shfaq në pjesën veriore të vendit.

    Në një intervistë me shkrim për Gazetën Express, Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde tregohet i rezervuar për ngjarjen që cenoi sigurinë e Kosovës për të cilën kujdeset edhe NATO.

    Qeveria e Kosovës ka publikuar një video që tregon për praninë e Milan Radojiçiq të uniformuar dhe të armatosur brenda Manastirit të Banjskës, por Rohde thotë se duhen pritur hetimet për këtë.

    Po ashtu, ky diplomat nuk komenton as rreth deklaratave të Vuçiqit që mohojnë involvimin e tij dhe shtetit serb.

    I pyetur se cila do të jetë qasja e Perëndimit ndaj Listës Srpska pas dyshimeve se nënkryetari i saj është përfshirë në një sulm të tillë, Rohde thotë se hetimet do të japin pasqyrë më të qartë.

    “Nuk nxjerrim përfundime bazuar në një video apo postime në rrjetet sociale. Kur të përfundojë hetimi dhe do të kemi një pasqyrë të plotë dhe të qartë, që do të na lejojë të nxjerrim përfundimet e nevojshme”.

    Rohde i jep pikët maksimale policisë së Kosovës për sjelljen e saj në ditën kritike, duke thënë se e parandaloi gjakderdhjen e mëtejshme duke u koordinuar me EULEX’in dhe KFOR’in.

    Ai është i bindur se pas këtij incidenti Policia e Kosovës dhe institucionet tjera janë në gjendje të ofrojnë mjedis të sigurt.

    Por, diplomati gjerman është i prerë rreth rrugës që duhet të ndiqen pas 24 shtatorit në fushën e dialogut -zbatimi i marrëveshjes së Ohrit që përfshin edhe angazhimin e palës kosovare për themelimin e Asociacionit.

    I pyetur nëse Emisari gjerman Manuel Sarrazin ka kërkuar menjëherë një takim Kurti-Vuçiq, Rohde thotë se nuk mund të komentojë rreth takimeve konfidenciale.

    Artikuj të ngjashëm

    Rohde e uron komandantin e ri të KFOR-it gjerman: Ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë

    Rohde me porosi si Hovenier: Mos e fyeni klubin ku doni të hyni

    S’ka më fushatë te mërgimtarët në Gjermani, Ambasada: Me Kosovën jemi aleatë, presim respektim të rregullores

    Të Fundit

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.