Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se e mbështet plotësisht deklaratën e Bashkimit Evropian për shqetësimin që ka shprehur ndaj Kosovës për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit.
Në një postim në platformën X, Rohde shkruan se me veprimet si sot nuk arrihet ndonjë gjë pozitive për njerëzit që janë të prekur.
“Dhe më lejoni të jem i qartë: ne jemi dakord në parim që struktura të tilla paralele duhet të ndërpriten. Por rruga drejt kësaj duhet të jetë gjithëpërfshirëse.”
“Me veprime si sot, nuk i fitoni zemrat + mendjet e njerëzve të prekur”, ka thënë Rohde.