Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi trupat e KFOR-it u sulmuan nga protestuesit në Zveçan.
Rohde u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë.
“Çdo veprim i dhunshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet tani – nevoja e menjëhershme për të depërshkallëzuar. Faleminderit të gjitha forcave të KFOR-it në terren. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Rhode.