Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rohde: Aktualisht nuk bëhet fjalë për hapjen e urës mbi lumin Ibër

    24/08/2024 17:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit gjerman për hapjen e Urës mbi lumin Ibër.

    Rohde tha se situata aktuale e sigurisë nuk është në favor të hapjes, ani pse ka një marrëveshje të arritur kohë më parë në Bruksel për këtë. Ai po ashtu ka thënë se ka rrezik për tensione, nëse ura hapet.

    “Ne kemi qenë shumë të qartë me Qeverinë e Kosovës, natyrisht, ne kemi të njëjtat qëllime si ato të qeverisë, që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen. Dhe, ka edhe një vendim nga këto marrëveshje që duhet zbatuar, është marrëveshja e arritur për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Por, koha nuk është tani, e dini, ka rrezik për tensione atje”, tha ai, raporton RTK.

    Ambasadori gjerman shtoi se duhen konsultime mes qeverisë së Kosovës dhe Perëndimit dhe se ura e Ibrit mund të hapet vetëm atëherë kur vlerësohet se ka siguri për të ndodhë kjo gjë.

    “Tani duhet të ketë një proces, duhet të ketë konsultime, por për momentin nuk bëhet fjalë për hapje. Këtë ia kemi komunikuar qeverisë. Për mua është e qartë se ura duhet të hapet por kemi nevojë për dialog mes qeverisë me Perëndimin, vlerësimi i situatës së sigurisë aktualisht e bënë të qartë se nuk është momenti për të hapur urën. Për sa kohë mendojmë se nuk është momenti i duhur për t’u hapur ura, duhet të qëndrojmë në situatën aktuale”, nënvizoi ai 

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërkombëtarët kërkojnë konstituim, Rohde: Në politikë duhet kompromisi, duhet zgjidhja

    Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

    Rohde e uron komandantin e ri të KFOR-it gjerman: Ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë

    Të Fundit

    Krasniqi nis takimin me Osmanin

    Ligji GENIUS kalon në Senatin Amerikan: Një kthesë historike drejt rregullimit të stablecoin-eve

    Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari

    Pas Eglit, Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re?

    35-vjetori i deklaratës së 2 Korrikut, LDK: Pikënisje e një rruge të re për Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.