Ylli brazilian, Rodrygo Goes ka shënuar një moment historik të veçantë gjatë fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Stuttgartit në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje në Santiago Bernabeu.
Rodrygo krijoi golin e parë, të shënuar nga Kylian Mbappe në fillimin e pjesës së dytë.
Ky asistim gjithashtu e ndihmoi atë të kalonte bashkëkombësin e tij dhe legjendën e futbollit, Ronaldinho, në listat e asistimeve të Ligës së Kampionëve.
🇧🇷 All time Champions League assists:
— Madrid Xtra (@MadridXtra) September 18, 2024
• Rodrygo – 12.
• Ronaldinho – 11. pic.twitter.com/XmflbavnrJ
Asistimi i Rodrygo ishte i 12-ti i tij në garën elitare të klubeve, pasi ai kaloi Ronaldinhon, i cili regjistroi 11 asistime gjatë karrierës së tij në Ligën e Kampionëve.
Fitorja i dha Real Madridit tre pikët e para, duke e vendosur në vendin e katërt në grup, ndërsa Shtutgarti është në fund pa asnjë pikë