Roboti ‘Optimus II’ i prezantuar nga Tesla ditë më parë, po cilësohet si një nga teknologjitë robotike më të avancuara në botë.
Roboti ka pësuar disa ndryshime masive që kur u shfaq publikisht 16 muaj më parë, përcjell Telegrafi.
Përveç aftësisë për të punuar 30 herë më shpejt se robotët e tjerë, Optimus mund të kryejë edhe detyra delikate si gatimi i vezëve.
Kjo aftësi nënkupton që puna kryhet më lehtë, më shpejtë, madje ndihmon edhe për të shmangur lëndimet dhe djegiet.
Gjithashtu, ndjeshmëria e prekjes dhe aftësia për të manipuluar me objektet, e vendos robotin e ri shumë larg të tjerëve.
Ky zbulim përfshin një hap të madh për Tesla-n, e cila synon të jetë lider në përdorimin e robotikës, dhe të ketë efikasitet në të gjitha fushat e punës.