Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se ‘nuk ka njohuri’ nëse punëtori i ekspozuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, në kushte të tmerrshme pune, është punëtor i KEK-ut.
“Nuk i kam këto informata nëse cilido punëtor është punëtor i KEK-ut apo jo, apo ndonjë informatë tjetër që kanë të bëjnë me procedurat ose veshjen ose pajisjet e punëtorëve në KEK, ju inkurajoj për këtë të pyesni KEK-un. Jam falënderuese për punën dhe angazhimi që bëhet në KEK, që me krejt vjetësinë që kanë të mbesin në punë”, tha ajo.