Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar pas ndërprerjes së reduktimeve me energji elektrike, që ishin duke u zbatuar në tërë Kosovën.
Reduktimet u ndalën pasi Shqipëria i doli në ndihmë Kosovës duke për furnizim të rregullt me energji elektrike të qytetarëve.
Ministrja Rizvanolli ka shkruar në Twitter se KEK-u i ka dhënë Shqipërisë 121.7 mijë megavat energji në orë, ndërsa sot Kosova po merr më pak se një mijë megavat, në mënyrë që të shmangen reduktimet.