Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rivarroset Adem Haziri, i zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës

    12/09/2023 17:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se sot është rivarrosur Adem (Hetem) Haziri i zhdukur gjatë luftës.

    Siç bën të ditur ky komision, ai është rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

    Mbetjet mortore të Adem Hazirit janë gjetur dhe zhvarrosur vite më parë nga varreza masive në Suhodoll, derisa janë identifikuar gjatë këtyre muajve përmes metodës shkencore të ADN-së.

    “Në ceremoninë e rivarrimit të organizuar sot, sipas kërkesës së familjes Haziri dhe Shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur ‘Zëri i Prindërve, Mitrovicë’, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njoftim.

    Përfaqësuesit e Komisionit, krahas ngushëllimit shprehën edhe mirënjohjen për familjen Haziri dhe gjitha familjet e personave të zhdukur me forcë që përkundër dhimbjes dhe ankthit të pritjes janë në mbështetje të vazhdueshme të punës së KQPZH-së.

    Ndryshe, më 25 korrik të këtij viti, Jashar Hamzaj e Muharrem Bobi, që për këto 24 vjet ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë rivarrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Lybeniq.

    Artikuj të ngjashëm

    Çerkini për të pagjeturit: Asnjë 30 gusht s’na ka gjetur më keq

    Ujdia për të zhdukurit: Familjarët shpresojnë tek ndërkombëtarët

    Serbia nuk po bashkëpunon me Kosovën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

    Të Fundit

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.