Ikona e Brazilit, Rivaldo ka thënë Anglia duhet të ketë kujdes me ankthin e pamenaxhueshëm në finale të tilla, pasi mund t’i kushtojë shumë.
Gareth Southgate po përgatitet që të shkruajë historinë me Tre Luanët, dhe ta fitojnë për herë të parë trofeun.
Por, Italia tashmë është një ekip që ka shumë përvojë brenda vetës dhe e ka më të lehtë të menaxhojë me situata të tilla, derisa Rivaldo thotë se anglezët kanë shumë lojtarë të rinj në skuadër.
“Është e vështirë të merresh me ankthin para një finale si kjo”, ka thënë ish-anëtari i Barcelonës për Betfair.
“Nga përvoja ime, pjesa më e vështirë e ditëve para finales është ankthi në rritje me ndeshjen që po afron. Ju filloni të pyesni veten për hyrjen në stadium ose ngritjen e trofeut dhe ato ditë janë më të gjata se ato të rregullta. Është e rëndësishme ta trajtoni atë në mënyrë më të mirë”.
“Është e rëndësishme të relaksoheni pak; puna juaj tashmë është bërë dhe jeni përgatitur, ju duhet vetëm të prisni dhe të përpiqeni të keni misionin të përmbushur në ditën e ndeshjes”.
“Kjo është një lloj ndeshje që mund të ndryshojë karrierën tuaj, kështu që është e vështirë të qëndrosh i qetë para ndeshjes. Por është pjesë e futbollit dhe të gjithë lojtarët e shkëlqyeshëm duhej të mësoheshin”.
“Pritjet e mia për finalen, është e vështirë të them një fitues pasi nuk shoh ndonjë favorit të qartë në këtë rast, por unë jam duke qëndruar me Italinë në këtë për të fituar 2-1 në kohën e rregullt”, shtoi më tej 49-vjeçari.
Anglia ka një përparësi, pasi luan në shtëpi (Wembley Stadium) dhe ka më shumë tifozë të pranishëm.