Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Rita Ora flet për AI: Bashkëshorti më tha ‘pse harxhon para kur mund ta bësh falas me inteligjencë artificale’, por nuk pranova

    02/08/2024 22:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë mendimet e saj për inteligjencën artificiale (AI) në një intervistë të fundit për Billboard.

    Gjatë bisedës, ajo foli për përvojat e saj personale dhe profesionale me AI, duke zbuluar një anekdotë interesante që përfshinte burrin e saj, regjisorin Taika Waititi

    Rita Ora tregoi se Taika, i cili ka bërë regjinë e disa prej klipeve të saj më të suksesshme si “You Only Love Me”, “Praising You” dhe “Don’t Think Twice”, një herë provoi të realizonte një klip muzikor duke përdorur AI.

    “Isha duke folur me bashkëshortin tim regjisor, sepse ai është më shumë i fascinuar me të. Ai për shaka bëri një klip të shpejtë me AI dhe më tha ‘Përse harxhojmë kaq para për të bërë një klip, kur mund ta bëjmë fala me AI’, dhe unë i thash ‘Jo, në asnjë mënyrë. Unë jam rritur duke i bëra gjërat tradicionalisht dhe duke iu treguar njerëzve se si ne vishemi në prapaskenë, se si ne aktrojmë kur xhirojmë një klip, e të tjera’”, tha Rita Ora.

    Rita Ora (Foto: Billboard)

    Këngëtarja shtoi se, ndonëse gjeti AI-në si një mjet të përdorshëm dhe të dobishëm, ajo preferon metodën tradicionale të krijimit të artit dhe tregimit të historive. “Kështu që nuk funksionon për ne. Por e kam gjetur si diçka vërtet të përdorshme. E dini, është një gjë e madhe. Është mënyra se si zgjedhin njerëzit të punojnë, është një mënyrë”, theksoi ajo.

    Si një artiste e njohur për energjinë dhe përkushtimin e saj, ajo mbetet e përkushtuar ndaj procesit tradicional të prodhimit të muzikës dhe klipeve, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e përvojave të jetës reale dhe ndërveprimit njerëzor në artin e saj. 

    Artikuj të ngjashëm

    Këto janë gratë shqiptare që po pushtojnë botën

    Me fotografi nga fëmijëria, babai i uron Rita Orës ditëlindjen

    Rita Ora zemërthyer për vdekjen e Liam Payne: ”For You” merr kuptim krejtësisht të ri për mua

    Të Fundit

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së

    KQZ-ja vjen me njoftim të rëndësishëm për votuesit nga këto katër komuna

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.