Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Rita Ora: Jam lindur në Kosovë që dikur ishte pjesë e Shqipërisë, më pas u shpërngula në Londër

    14/12/2023 19:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, së fundmi ka qenë e ftuar në podcastin e famshëm amerikan të ‘Dear Media Studio’.

    Ajo ka folur për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe sigurisht për origjinën e saj, Kosovën.

    Teksa iu përgjigj pyetjes për rrënjët e saj shqiptare, 33-vjeçarja tha se është e lindur në shtetin që sot e quajnë Kosovë, por që dikur ishte pjesë e Shqipërisë.

     “Unë jam lindur në Kosovë, Shqipëri. Mirë, tani është Kosovë por dikur ishte pjesë e Shqipërisë. Dhe pastaj u shpërngula në Londër kur isha një vjeçe”, tha Ora.

    Moderatorja e podcastit tha se ka shumë shqiptarë të famshëm në industrinë e muzikës botërore, për të cilët Rita u pajtua dhe u shpreh shumë krenare për të arriturat e tyre.

    “Po është bukur t’i shohësh. Kur unë fillova në vitin 2012, nuk kishte. Kështu që tani ne kemi Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme”, tha interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down”.

    Rita përndryshe ka vizituar vendlindjen e saj, Prishtinën ,vetëm pak javë më parë ku edhe kremtoi ditëlindjen e saj të 33-të dhe takoi krerët më të lartë të vendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Këto janë gratë shqiptare që po pushtojnë botën

    Me fotografi nga fëmijëria, babai i uron Rita Orës ditëlindjen

    Rita Ora zemërthyer për vdekjen e Liam Payne: ”For You” merr kuptim krejtësisht të ri për mua

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.