Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ristuccia: KFOR nuk ra në provokim nga situata e tensionuar në veri

    21/02/2023 19:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, ka thënë se situata e fundit me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, ka qenë mjaft e tensionuar.

    Rituccia në një intervistë për Klan Kosova, ka potencuar se në atë kohë kishte një presion të jashtëzakonshëm.

    “Më lejoni të them, se e kemi parë ne situatën, situata ka qenë shumë e tensionuar, ka pasë një presion të jashtëzakonshëm nga hisedarë të ndryshëm që mundoheshin, njëkohësisht kishin interesa të ndryshme. Pra e para që kemi bërë, që nuk kemi rënë pre e presionit, sistemi ishte ngulfatur nga këto orvatje nga retorika e kotë, nga të gjitha palët dhe në të njëjtën kohë ishte karakterizuar nga një ndjesi e jashtëzakonshme e ankthit, dhe të ndjenjës së pasigurisë te popullata në veri”, ka thënë Ristuccia.

    “E vetmja mënyrë për t’u ballafaquar me të ishte që të kishim fillimisht një kuptim të qartë se çka po ndodhte, e dyta për të zhvilluar një vetëdije për situatën e lartë dhe e treta për të ndërtuar një marrëdhënie shumë të fuqishme me të – marrëdhëniet me të gjithë hisedarët e interesuar në procesin paqësor dhe t’i ftojmë të gjitha palët të ktheheshin në dialog, e vetmja për të bërë zgjidhje ishte dialogu”.

    Rituccia theksoi se situata në kohë ishte paraprirë nga shumë kriza që nga korriku i vitit të kaluar.

    “Situata ishte një sërë krizash që kishin shpërthyer këtu në zonë, që nga korriku, çdo herë që është zgjidhur kriza përmes negociatave, sidoqoftë aleanca që ishte arritur ishte më shumë e pasigurtë sesa e kaluar.

    “Andaj për shkak të ndjesisë të gjithë sistemi në atë nivel, çdo lloj ngjarje mund të përkeqësonte situatën, pra i jemi përmbajtur mandatit tonë, ishim plotësisht të zotuar në mandatin tonë, gjithmonë kam ftuar palët që të ktheheshin në tryezën e negociatave, kam ftuar të gjitha palët të ndaleshin nga çfarëdo aktiviteti që do të minonte stabilitetin, sigurinë, lirinë e lëvizjes dhe në të njëjtën duke krijuar hapësirë për negociata të zhvilloheshin ato”.

    Artikuj të ngjashëm

    KFOR: Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë

    Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë

    Barduani: Gratë luajnë rol kyç në promovimin e një diversiteti për parandalimin e krizave

    Të Fundit

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 8 të arrestuarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.