Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka komentuar rreth takimit që të marten e kanë mbajtur në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq, me emisarin e ri të BE-së Peter Sorensen.
Bild, shkroi se dialogu me Sorensenin si ndërmjetësues është ristartuar të martën dhe sipas tij pritjet për zhvillime të mëdha në proces duhet të mbahen brenda limiteve, meqë është vetëm fillimi i Sorensen si emisar.
“Mendoj se pritjet për një përparim të madh duhet të mbahen brenda kufijve të caktuar për momentin”, ka shkruar ai.