Finalja mes Trepçës dhe Pejës ka rifilluar pasi u ndërpre, për shkak të hedhjeve të gjësendeve nga tifozët mitrovicas.
Ndeshja është ndërprerë një minutë pa përfunduar pjesa e parë, raporton klankosova.
Fillimisht trajneri Rami Hadar, e mori ekipin dhe u largua drejt zhveshtores. Teksa u kthye më pas kur u qetësua situata. Megjithatë, gjyqtari i largoi sërish dy ekipet derisa të zbrazet pjesa ku ishin tifozët mitrovicas.
Ndërkohë, pjesa ku janë tifozët e Pejës, kanë mbetur brenda dhe nuk janë larguar.