sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ringjallja Ekonomike: Qeveria do të investojë 100 milionë euro në infrastrukturë dhe ambient

    09/07/2021 10:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qeveria e Kosovës do të investojë 100 milionë euro në infrastrukturë dhe ambient, për të ringjallur ekonominë e vendit.

    Sipas një njoftimi të bërë nga VV, thuhet se nga buxheti i tërësishëm për investime kapitale, rreth 100 milionë euro janë të dedikuara për investime në projekte strategjike që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturë rrugore e hekurudhore, si dhe me investime në ruajtjen e ambientit.

    “Në kuadër të ambientit jemi duke negociuar me institucione financiare ndërkombëtare edhe për investime tjera në fushën e efiçiencës dhe energjisë elektrike, dhe jemi në hulumtim edhe për mundësi tjera financimi nga grantet dhe donatorët. Po ashtu, në këtë aspekt ka edhe investime tjera që janë duke u bërë e që janë jashtë buxhetit, siç është rasti me investimin në filterët e TC Kosova B, investim ky që sillet rreth 90 milionë euro, ku shumica është grant nga fondet IPA të BE-së. Kjo do të përmirësojë dukshëm cilësinë e ajrit dhe jetën e banorëve në komunat përreth”, thuhet në njoftim.

    Ky është njoftimi i plotë:

    5/5 e masave për ringjalljen ekonomike, prezantuar nga Qeveria e Kosovës, ministri i financave, Hekuran Murati.
    Masa e pestë: 100 milionë euro investim në infrastrukturë dhe ambient;

    Nga buxheti i tërësishëm për investime kapitale, rreth 100 milionë euro janë të dedikuara për investime në projekte strategjike që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturë rrugore e hekurudhore, si dhe me investime në ruajtjen e ambientit. Në kuadër të ambientit jemi duke negociuar me institucione financiare ndërkombëtare edhe për investime tjera në fushën e efiçiencës dhe energjisë elektrike, dhe jemi në hulumtim edhe për mundësi tjera financimi nga grantet dhe donatorët.

    Po ashtu, në këtë aspekt ka edhe investime tjera që janë duke u bërë e që janë jashtë buxhetit, siç është rasti me investimin në filterët e TC Kosova B, investim ky që sillet rreth 90 milionë euro, ku shumica është grant nga fondet IPA të BE-së. Kjo do të përmirësojë dukshëm cilësinë e ajrit dhe jetën e banorëve në komunat përreth.

    Artikuj të ngjashëm

    Walker: E mbështes Qeverinë, që ta padisë Serbinë për gjenocidin në luftë

    Shala për vrasjet në Kosovë: Sistemi gjyqësor ka dështuar të japë dënime adekuate

    Latifi ankohet se Qeveria nuk e mbështeti Rahovecin në projektlgjin e buxhetit

    Të Fundit

    Burri i saj u arrestua ditë më parë nga Policia e Kosovës, Arta Bajrami poston sonte foto me të

    “Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip”

    Këto janë dëmet që shkaktoi era në Istog dhe Pejë

    Raportet SHBA-Kosovë, Opozita kërkon më shumë seriozitet nga Qeveria

    Aktakuza e Prokurorisë: 11-vjeçarja në Prishtinë u dhunua dhe u keqpërdor seksualisht

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.