Lajme

Rikthimi i tregut të gjelbër, parking për 110 vetura e vende pune – Shukri Buja tregon për programin vizionar

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka treguar se në mandadtin e tij, në planprogram e ka edhe rikthimin e tregut të gjelbër në Lipjan.

Buja ka thënë se ky treg nuk do të kthehet si më parë, ku ishte i improvizuar e pa kushte, por si një hapësirë moderne, funksionale dhe dinjitoze.

Pamje nga planprogrami: VIDEO

“Një treg që do t’u shërbejë çdo ditë qytetarëve, afër shtëpive të tyre, me produkte të freskëta, të shëndetshme dhe të sigurta.

Ky projekt nuk është thjesht ndërtim tregu, por rikthim i identitetit të qytetit 🏛️ dhe mbështetje për fermerët dhe prodhuesit lokalë.

Do të krijojmë një hapësirë sociale, edukative, rekreative dhe kulturore – një qendër komunitare, jo vetëm një vend tregtie.

Brenda projektit, do të ndërtojmë edhe parkingje nëntokësore me kapacitet 110 automjetesh 🚗 – për të lehtësuar qarkullimin dhe për të liruar hapësirat publike”, tha ai.

Buja gjithashtu shtoi se do të krijojnë vende pune, do ta rrisinë cilësinë e jetës dhe do të sjellin më shumë gjallëri në zemrën e Lipjanit.

“Ky është vizioni ynë për Lipjanin – një qytet që ruan shpirtin e tij, respekton qytetarët dhe ecën përpara me plan, vullnet dhe punë.

Lipjani meriton më shumë. Dhe këtë, do ta ndërtojmë bashkë 🤝”, tha ai.

Back to top button