Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Rikthehet marrëveshja Kosovë-Shqipëri, nga 1 maji hiqen kontrollet kufitar

    29/04/2025 21:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga data 1 maj, rikthehet marrëveshja mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

    Udhëtarët që e frekuentojnë këtë pikë-kalimi me Shqipërinë në Vërmicë, nga e enjtja e 1 majit do të kalojnë pa pengesa. Udhëtarët e shumtë që kalojnë në këtë pikë kufitare me Shqipërinë thonë se kontrollet e deritanishme nuk krijuan shumë probleme, shkruan RTK.

    “Jo, jo kurrfarë problemi s’ka, shumë sillen mirë, si këta të Shqipërisë si këta tanët”, thekson ushtari, Emin Musliu.

    Kurse, udhëtarja Sevdije Veliqi thë për RTK-në se çdo kufi që të hiqet rreth Kosovës është i mirë, përveç me Serbinë.

    E udhëtari tjetër, Artan Qaushi tha se deri tash ka pas pak ndalesa.

    Për bashkatdhetarët që vijnë me pushime dhe dëshirojnë ta vizitojnë Shqipërinë, lajmi për heqjen e ndalesave në pikën kufitare të Vërmicës është shumë i mirë.

    “Nga Mitrovica vijmë, përndryshe në Gjermani jam duke punuar që disa vjet. Po shkojmë në Shqipërinë tonë me u shtetit, a e dini se nga 1 maji nuk do të ketë ndalesa?”, tha Sheremet Ala, udhëtar.

    Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. E transportuesit e udhëtarëve mendojnë se do ta kenë më të lehtë.

    “Tani sikur ka filluar pak, por ka filluar edhe sezoni, nuk ka faj edhe shteti, kjo është sezon dhe normalisht do të zhvillojë pak edhe trafik…Po mirë është për Shqipërinë dhe Kosovën, tani do fillojë edhe bregdeti mbushet plot”, tha Kosta Alla, transportues.

    Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

    Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, deri të mërkurën në orën 24 janë të obliguar t`i paraqesin dokumentet e identifikimit, për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.

    Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas.

    Artikuj të ngjashëm

    Maqedonci e quan kamuflim sqarimin e Serbisë për prezencën e ushtrisë afër kufirit me Kosovën

    Deri në 40 minuta pritje në Merdarë dhe Muçibabë

    Tentoi ta kalonte kufirin ilegalisht, shoqërohet në Polici

    Të Fundit

    Çitaku: PDK është vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

    Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot, detajet i jep ZKM-ja

    Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë 

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.