Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rikthehet furnizimi me ujë në fshatrat e Deçanit, “Hidrodrini” apelon të mos përdoret për pije

    13/07/2021 11:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    KRU “Hidrodrini”, ka rikthyer furnizim me ujë në fshatrat e Deçanit, teksa ka apeluar që ky ujë të mos përdoret për pije, pasi vazhdojnë dyshimet se helmimi i qindra qytetarëve të Deçanit të cilët nga e shtuna po kërkojnë ndihmë mjekësore ka ardhur pikërisht nga uji.

    Përmes një komunikate për medie, kjo kompani ka thënë se ndërprerja e ujit ka qenë si masë siguruese për shkak të dyshimeve për helmim.

    “Përkundër se rezultatet e mostrave të ujit të nxjerra nga IKSHPK, kanë rezultuar në pajtim me kushtet dhe standardet e pijes dhe janë publikuar, KRU ‘Hidrodrini’ që nga çasti i parë e deri më sot ka vazhduar të mbajë të ndërprerë furnizimin me ujë për fshatrat në fjalë, kjo si masë siguruese e mëtejme”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, bëhet e diturse “Sot, pas takimit të Shtabit Emergjent Komunal të Deçanit është vendosur që nga ora 13:00 të rikthehet furnizimi nga sistemi i ujësjellësit për zonën në fjalë”.

    “Përkundër këtij vendimi, të përbashkët të Shtabit Emergjent, KRU ‘Hidrodrini’, rekomandon që uji sërish, mos të përdoret për pije, por vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike, deri në një vendim të ardhshëm”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    KRU ‘Hidrodrini’, që nga çasti i parë i shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, të banorëve të fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri të komunës së Deçanit, me vëmendje po përcjellë situatën shëndetësore të  krijuar.

    Analizat e mostrave të ujit, të cilat kanë arritur nga IKSHPK, flasin se uji, në zonat ku është dyshuar, është brenda normave  duke rezultuar në kufinjë të lejuar, në përputhje me parametrat e përcaktuara sipas udhëzimit administrativ 16/2012 i cili është udhëzim i njëjtë me standardet e Bashkësisë Europiane. Ky fakt sa e qetëson gjendjen dhe e vënë në pah të vërtetën po aq edhe duhet ta rris përkushtimin dhe vëmendjen e autoriteteve respektive, qytetarëve, mediave dhe shoqërisë se çka tjetër mund të ketë ndikuar në shëndetin qytetarë.

    Përkundër se rezultatet e mostrave të ujit të nxjerra nga IKSHPK, kanë rezultuar në pajtim me kushtet dhe standardet e pijes dhe janë publikuar, KRU ‘Hidrodrini’ që nga çasti i parë e deri më sot ka vazhduar të mbajë të ndërprerë furnizimin me ujë për fshatrat në fjalë, kjo si masë siguruese e mëtejme. Sot, pas takimit të Shtabit Emergjent Komunal të Deçanit është vendosur që nga ora 13:00 të rikthehet furnizimi nga sistemi i ujësjellësit për zonën në fjalë. Përkundër këtij vendimi, të përbashkët të Shtabit Emergjent, KRU ‘Hidrodrini’, rekomandon që uji sërish, mos të përdoret për pije, por vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike, deri në një vendim të ardhshëm.

    KRU ‘Hidrodrini’ siguron qytetarët se është në mbikëqyrje të vazhdueshme të gjendjes dhe në koordinim të vazhdueshëm profesional me IKSHPK.

    Konform vendimeve të Shtabit Emergjent dhe gjendjes së shpallur Emergjente në këtë komunë, KRU ‘Hidrodrini’, ka urdhëruar vazhdim të angazhimit 24 orësh dhe me kapacitete të shtuara për Njësinë e saj Operative në Deçan.

    Në principin se asnjëherë nuk mund të eliminohet shqetësimi pa u gjetur shkaku, KRU ‘Hidrodrini’, fton të gjithë akerët dhe qytetarët e komunës së Deçanit, që të përcjellin rekomandimet e mekanizmave zyrtar kompetent të involvuar në këtë çështje.

    KRU ‘Hidrodrini’, mbështet fuqishëm me të gjitha kapacitetet brenda autoritetit të vet profesional, hetimet e prokurorisë së shtetit në zbardhjen e rasteve dhe të gjtiha mekanizmat e involvuar në menaxhim të situatës dhe tejkalim sa më të shpejt.

    Pacientëve që kanë shfaqur simptoma dhe probleme shëndetësore, ju urojmë shërim sa më të shpejt dhe kthim të shëndetit të plotë.

    Me respekt;

    Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.

    Artikuj të ngjashëm

    KRU “Prishtina” me intervenime në disa zona, përfshirë dhe sheshin “Zahir Pajaziti”

    “Gruaja smutë, me pastru me kovë po duhet” , rrëfimi i 57-vjeçarit që jeton pa ujë tash e 19 vjet

    KRU “Gjakova”: Është stabilizuar furnizimi me ujë në Rahovec

    Të Fundit

    Varroset sot 2-vjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut

    Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin Ratko Mladiq

    143 ditë në vapë, Tirana ndër qytetet më të nxehta në Evropë

    Varroset sot i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Zjarri në lokalin në Fushë Kosovë – detaje për rastin japin zjarrëfikësit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.