Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    ​Rikthehen furnizimet me rrymë dhe ujë në Kiev

    01/11/2022 10:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se furnizimet me energji elektrike dhe ujë janë rikthyer një ditë pas sulmeve me raketa ruse në objektet ukrainase të energjisë. “Furnizimet me ujë në Kiev janë rikthyer plotësisht”, ka thënë Klitschko duke falënderuar kompanitë që kanë punuar në këtë drejtim. Klitschko ka thënë se edhe furnizimet me rrymë janë rikthyer, mirëpo ende ka me raste ndërprerje, për shkak të dëmit të madh.

    Ka disa javë që Rusia është duke shënjestruar infrastrukturën ukrainase të energjisë, dhe ndërtesa tjera civile, me raketa, dronë dhe sulme artilerie, teksa ushtria ukrainase zgjeron kundërofensivën në lindje dhe juglindje. Në adresimin e tij ditor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sistemi ajror ukrainas ka bërë punë të mirë në rrëzimin e shumicës së raketave që janë nisur drejt hapësirës ajrore të Ukrainës.

    “Forca jonë ajrore, dhe secili që është përfshirë në mbrojtjen e qiellit, ka bërë punë të mirë sot”, ka thënë Zelensky në orët e vona të 31 tetorit. Zyrtarët perëndimorë dhe ata ukrainas kanë thënë se meqë Kremlini është duke dështuar në përmbushjen e synimeve në luftën e nisur tetë muaj më parë, ushtria ruse po tenton, secilën herë e më shumë, që të terrorizojë dhe demoralizojë popullsinë ukrainase.

    Rusia deri më tani ka shkatërruar më shumë se 40 për qind të infrastrukturës ukrainase të energjisë. Ndërkohë në Moskë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të pezullohen të gjitha aktivitetet e mobilizimit të pjesshëm ushtarak.

    Sipas deklaratës, prej tani njësitet ushtarake do të pranojnë vetëm vullnetarët dhe kontraktorët. Megjithatë, në deklaratë është thënë se ky vendim nuk përbën dhënie fund të mobilizimit të pjesshëm, të cilin e ka dekretuar presidenti rus, Vladimir Putin në shtator. Diçka e tillë mund të bëhet vetëm me një tjetër dekret zyrtar të Putinit. Prej shpalljes së mobilizimit, qindra mijëra rusë kanë ikur prej Rusisë.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Në Kiev prezantohen kartëmonedhat kushtuar dyvjetorit të luftës (FOTO)

    Ministrja gjermane viziton Kievin, përmend anëtarësimin në BE

    Blinken e ministri i Jashtëm ukrainas shkojnë për një vakt në McDonald’s, Kuleba i tregon si e kuronte dehjen me ‘fast food’

    Të Fundit

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.