Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Rifat Berisha, ikona e këngës folklorike shqipe

    30/11/2021 10:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    (Në ditën e lindjes së këngëtarit dhe rapsodit Rifat Berisha)

    Këngëtari Rifat Berisha u lind dhe u rrit në një familje me kulturë të gjerë tradicionale, e cila reflektoi në ngritjen e personalitetit të tij si rapsod- intelektual, mbi të gjitha njohës i dhe interpretuesi i jashtëzakonshëm i folklorit shqiptar. Ai kreu studimet në Universitetin e Prishtinës në degën e Muzikës, për t’iu përkushtuar edhe mësimdhënies, por pasioni i tij mbeti kënga e zgjedhur folklorike. Rapsodi i njohur, Rifat Berisha, është një ndër të parët që në muzikën folklorike solli një intonacion dhe zë të veçantë, më melodioz, nota dhe artikulime të qarta, qoftë kur këndonte këngë të vjetra qytetare, qoftë këngë me elemente kreshnike e historike.

    Fillimisht, ai u sprovua si instrumentist (violinist e vegla të tjera tradicionale shqiptare), shoqërues i rapsodëve të njohur, sidomos i Bajrush Dodës, duke parë e provuar nga afër vlerat e këngës shqipe, prerjet e thyerjet melodike nga kënga maje krahu e deri te ato baladeske. Pastaj, Berisha u provua dhe u dëshmua si solist, por edhe në grup, duke dhënë shembullin e një këngëtari që e tejkalon kohën dhe moshën, ndër të rrallët që është i ka përvetësuar të gjitha zhanret e muzikës popullore. Ai, me mjeshtri prej rapsodi, i këndoi jo vetëm këngët tradicionale që këndoheshin në Rrafshin e Dukagjinit, por edhe ato të të gjitha trevave tjera, duke i përpunuar e rimodeluar, pa humbur autenticitetin e tyre.

    Rifat Berisha rreth gjysmë shekulli që e këndon këngën shqipe kudo në ahengje e aktivitetet të ndryshme, në oda kulla e shtëpia oxhaqesh të fisme, në bjeshkë e vërri, në vende e kuvende të ndryshme. Zëri I tij dhe këngët që ai këndoi, qoftë me motive historike e patriotike, erotike, balada e deri te këngët kreshnike, të shoqëruar edhe me lahutë, si instrumenti më i vjetër shqiptar, ai ka lënë gjurmë të forta në historikun e muzikologjisë shqiptare.

    Nga vitet ‘80-të e këndej, kur edhe shpërtheu si rapsod, bashkë me Mehdi Berishë, i shoqëruar nga violinisti, Prof. dr. Xhavit Aliçkaj, ai u bë sinonim e interpretimit të veçantë, sidomos të këngëve të vjetra historike, si ajo për Mic Sokolin e Haxhi Zekën, Bajram Currin e Hysen Bajrin, Këngën e Flamurit, por edhe Grykën e Lumës, e deri te jo e Selman Kadrisë dhe e Ajetës. Pa harruar këtu “Lahutën e Malcis” të cilën e ktheu në fahun e vet epik, kur këndon Oso Kukën, apo kur e shtrin këngën me tone elegjiake si te “Vajtimi i Avdisë”.

    Rifat Berisha, për dallim nga rapsodët e tjerë, përveç zërit dhe timbrit të tij, sa të lindur, më shumë të kultivuar shquhet edhe për një raportuar të këngëve të vjetra qytetare të shoqëruar me sharki e çifteli, duke arrirë të gjitha notat dhe vijat melodike.

    Po ashtu, Rifat Berisha, më mirë se kush iu dha shpirt këngëve lirike e baladeske. Këngët me motive erotike, qoftë origjinale, po ashtu edhe të përpunuara, kanë shenjën melodike të zërit të tij. Ai përveç këngëtar është edhe krijues i qindra tekste këngësh përkushtuese, për heronj brezash të ndryshëm, sidomos të luftës së fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sot, në ditëlindjen e tij, mund të themi se Rifat Berisha është shkollë në vete për këngët folklorike e atdhetare, duke ruajtur të vjetrën e provuar gjithnjë frymën e re, ashtu siç bëri e bën sot me albumet dhe këngët e tij më të reja.

    Për Gazetën Demos,
    Dr.sc. Agron Gashi

    Artikuj të ngjashëm

    Ramiz Lladrovci: Saherë të ma përmend emrin Albin Kurti, m’i humb 1 mijë vota në Drenas

    Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

    Shkojnë mbi gjysmë milioni euro për rreth dy muaj për deputetët e Kuvendit që nuk e kanë nisur ende punën

    Të Fundit

    Ramiz Lladrovci: Saherë të ma përmend emrin Albin Kurti, m’i humb 1 mijë vota në Drenas

    Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

    Shkojnë mbi gjysmë milioni euro për rreth dy muaj për deputetët e Kuvendit që nuk e kanë nisur ende punën

    Babai e i vëllai e përcollën me lot në sy – doktoresha tha se ka qenë i lidhur edhe kur s’ka pasur shenja jete – çka dihet për vdekjen në Lipjan

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.