LajmeZgjedhjet 2025
Rezultatet e para, këta janë TOP 3 më të votuarit në listën e VV’së për Prishtinë
Rezultatet preliminare nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit kanë filluar të publikohen, dhe sipas të dhënave të para për Kuvendin Komunal të Prishtinës, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani Myrtaj, është më e votuara nga kjo parti deri tani.
Limani Myrtaj ka marrë 505 vota, duke lënë shumë pas kolegët e saj në listë.
Në vendin e dytë është renditur Gëzim Sveçla me 41 vota, ndërsa Jeta Bujari ka marrë 37 vota.
Këtu mund t’i përcjellni rezultatet që po vazhdojnë të numërohen.