Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rexhaj: Videot e LVV-së janë demokratike, ftoj Lushtakun, Mustafën dhe djemtë e tij të na padisin për shpifje

    10/10/2022 18:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se publikimi i videos së dytë të LVV-së brenda pak ditësh paraqet një metodë demokratike, metoda të cilat sipas tij i përdorë çdo subjekt politik.

    Rexhaj në RTV Dukagjini ka thënë se një video e tillë është publikuar me qëllim të të treguarit se çfarë ka ndodhur me të kaluarën me terminalet.

    “Janë metoda demokratike, metoda që i përdorë çdo subjekt politik jo vetëm në Kosovë por gjithandej në Evropë. Krahasimi i  punës sonë të hapjes së terminalit në Durrës është lajm i mire për Kosovën po  krahas kësaj, ne donim të tregonim se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, ka deklaruar ai.

    Një ndër të  përmendurit në videon e publikuar të LVV-së ishte edhe Sami Lushtaku.

    Lidhur me reagimin e tij, Rexhaj ka thënë se nuk pajtohet me pjesën kur Lushtaku krahason LVV-në me përndjekjen që i ishte bërë nga Serbia.

    “Zoti Lushtaku e dha versionin e tij. E  ftoj t’a padisë LVV-në për shpifje mirëpo nuk pajtohem me pjesën ku thotë më ka djegur Serbia tash edhe LVV-ja. Nëse fshihemi pas serbëve në kuptimin e asaj se tash po më djegin këta. Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm ai. E ka bërë populli krahas  aleatëve ndërkombëtar dhe dëshmorëve të rënë”, ka deklaruar Rexhaj.

    Në video nuk ishte kursyer as figura e Isa Mustafës dhe  djemve të tij për të cilët, Rexhaj shprehet i sigurt se të njëjtit kishin terminale doganore dhe një gjë të tillë ai thotë se e di e tërë Kosova.

    Një reagim ka ardhur edhe nga vet Besnik Mustafa, djali i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Musatafa.

    “Kompania “Intereuropa” me veprimtari themelore depo doganore publike, transport dhe shpedicion është kompani Sllovene me seli në Koper të Sllovenisë. Por pushteti, për nevoja të propagandës, kompaninë Sllovene dhe terminalin e saj e bënë të familjes tonë. E gjithë kjo për të  shantazhuar dhe kërcënuar në emër të Byros së tyre politike për konfiskim”, ka reaguar ai.

    Ftesa drejt gjykatës nga ana e Rexhaj nuk është kursyer as për Mustafën dhe djemtë e tij. Me bindje, ai thotë se rikujtimi  i së kaluarës është ai i cili  bezdisë qeverisësit e së kaluarës.

    Të hënën e 10 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sërish përmes një videoje në Facebook ka kritikuar deputetë e ish-pushtetarë të ndryshëm, duke thënë se terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën. 

    Artikuj të ngjashëm

    Rexhaj: Tokat e Manastirit nuk kthehen por Asociacioni nuk bëhet

    Deputeti i LVV-së akuzon për shantazhim kryeprokurorin e Speciales: Po thotë “këtë javë arrestohet ministrja Hajdari”

    Arbër Rexhaj i VV-së pas vizitës së kryetarit të tij në Tetovë: Albin Kurti është lider i të gjithë shqiptarëve

    Të Fundit

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.