Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rexhaj i vendosur Kurti nuk e pranon një Asociacion me kompetenca ekzekutive

    15/11/2023 21:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i VV-së, Arber Rexhaj, në “Debat Plus” ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk do ta pranonte dhe nuk e pranon një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive.

    Rexhaj potencoi se Asociacioni është pranuar në vitin 2013.

    “Asociacioni është pranuar në vitin 2013. Dhe ajo çfarë po them është jo Asociacion me kompetenca ekzekutive, ku do ta barte përgjegjësi Kosova, që pastaj do të na defunksionalizonte në kuptimin territorial e të sovranitetit mendoj që zoti Kurti nuk do ta pranon e edhe nuk e pranon”, ka thënë Rexhaj.

    Sa i përket draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të publikuar nga ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, Rexhaj ka theksuar se nuk komenton një dokument që nuk është zyrtar.

    Rexhaj, gjithashtu ka kritikuar opozitën se pse nuk po informojnë qytetarët për draft-statutin e Asociacionit.

    “Nuk i hi në debat një dokumenti që nuk është zyrtar… Drafti që është tu qarkull në publik, nëse ky është i vërtetë, unë po çuditem një gjë sikur unë të isha opozitë moti kisha dal edhe qit draft e kisha prezantu para qytetarëve… Sikur unë të isha opozitë e që realisht nuk do të isha nën faj, do të dilja edhe me e shpjegu draftin qysh ata e kuptojnë, nuk ka zë prej opozitës. E dyta opozita nuk del me kundërshtu një draft të tillë se është paraprijëse e Asociacionit në Kosovë…”, ka shtuar Rexhaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Rexhaj: Kreu i AKI-së na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

    Rexhaj: Asociacionin që e kundërshtonim e kishte brenda një “Republika Srpska”

    “S’jemi budallë o burr; s’jam i dëshpëruar”, Mushkolaj e Rexha i VV-së debatojnë ashpër

    Të Fundit

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Durmishi: KFOR-i në dijeni për projektin e urave, nuk ka arsye për ndërprerje të punimeve

    Kurti i kërkon Bosnjë dhe Hercegovinës heqjen e vizave për Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.