Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rexhepi: Pjesëtari i UDB-së Daut Morina më goditi me grusht, m’u duk se mu thye nofulla

    26/08/2024 21:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish i burgosuri politik Mehmetali Rexhepi, ka treguar në  TV Dukagjini se si pjesëtari i UDB-së, Daut Morina e kishte goditur aq shumë në fytyrë, saqë kishte menduar se ia ka thyer nofullën.

    Po ashtu sipas Rexhepit, Morina e goditi përsëri me një objekt afër këmbës duke e lënë gati të palëvizur.

    “Erdh Daut Morina, hiç pa pritë, ma dha një goditje mu duk se mu thye nofulla, nuk mundesha ta mbyllja gojën, me grusht më goditi. Më tha ti e din cfarë duhet t’i tregosh agës Dan, çka s’ju ke kallzu këtyre tjerëve. I ka marrë ato tega që i mbante Ramadan Sermaxhaj. Si kam qenë në këmbë… më ka goditë këtu (bën shenj te pjesa e djathtë e barkut), ka kërsitë sikur kërcet një llamarinë teneqe dhe mu ka mpirë këmba. Njeriu është qenie speciale, sipas shumë studiuesve nuk është spjegu deri në fund qenia njerëzore, ka dukuri të fshehta te njeriu. Unë thash më s’më funksionon ajo këmbë, për çudi s’e ndjeva. Ku u ktheva në dhomë… erdhën shokët të trishtuar se vetë e kishin përjetu edhe ata… E pyeta o Shemsi po më vjen keq po kam klithë bre Shemsi. Më tha sipas shkencës më mirë që ke klithë, sepse tha klithma ta zmbraps tensionin”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

    “Abdullah Daka më ka dhënë shuplakë, edhe unë atij”, Kelmendi rrëfen ballafaqimin me udbashët

    “Mu pi krahërori, mu mbush dora gjak”- Emin Kelmendi përball dhunës së UDB-së

    Të Fundit

    Trumpi paralajmëron Muskun se do të “përballet me pasoja të rënda”

    Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

    Shkurte Fejza: Kur kënga bëhet betim, tribuna bëhet altar

    Luana dhe Marina Vjollca në “Air Albania” për ndeshjen Shqipëri-Serbi

    Ngjarje e rëndë në Tiranë, 14-vjeçari bie nga lartësia

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.