Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Reuters: Rusia i ka paraqitur ShBA-së një listë kërkesash për marrëveshjen për përfundimin e luftës

    13/03/2025 09:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rusia u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një listë me kërkesa në mënyrë që të bëhet marrëveshja për përfundimin e luftës kundër Ukrainës dhe që të rivendosen marrëdhëniet me Uashingtonin, sipas dy personave të afërt me çështjen.

    Nuk është e qartë se çfarë ka përfshirë saktësisht Moska në këtë listë ose nëse Rusia është e gatshme për t’u përfshirë në bisedime të paqes me Ukrainën para pranimit të këtyre kërkesave. Zyrtarë amerikanë e rusë i diskutuan kushtet gjatë bisedave fizike e virtuale gjatë tri javëve të fundit, thanë dy burimet, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Ata i përshkruan kushtet e Kremlinit si të gjera dhe të ngjashme me kërkesat që Rusia ua ka paraqitur më parë Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, përcjell gazeta “Nacionale”.

    Në kushtet e paraqitura më herët përfshihej kundërshtimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO, një marrëveshje për të mos dislokuar ushtarë të huaj në Ukrainë dhe njohja ndërkombëtare e pretendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, se Krimea dhe katër provinca të Ukrainës i përkasin Rusisë.

    Ambasada ruse në Uashington dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, është duke pritur lajm nga Putini nëse ai do të pajtohet me një propozim për armëpushim 30-ditor. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të martën se ai do ta pranonte propozimin si hap i parë drejt bisedimeve të paqes.

    Zotimi i Putinit ndaj një marrëveshjeve të mundshme armëpushimi është ende i paqartë, përderisa hollësitë akoma nuk janë finalizuar.

    Disa zyrtarë amerikanë, ligjvënës e ekspertë kanë frikë se Putini do ta shfrytëzonte armëpushimin me Ukrainën për ta intensifikuar atë që ata e quajnë përpjekje për t’i përçarë ShBA-në, Ukrainën dhe Evropën dhe për t’i minuar bisedimet e mundshme.

    Në Kiev, presidenti Volodymyr Zelensky e vlerësoi lart takimin e kësaj jave në Arabinë Saudite mes zyrtarëve amerikanë e ukrainas, duke e cilësuar konstruktiv dhe tha se një armëpushim i mundshëm 30-ditor me Rusinë do të mund të përdorej për hartimin e një marrëveshjeje më të gjerë të paqes.

    Moska i ka ngritur shumë prej kërkesave të njëjta gjatë dy dekadave të fundit dhe disa prej tyre e kanë gjetur rrugën drejt bisedimeve formale me ShBA-në dhe Evropën.

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.