Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Reuters: Dodik i dorëzohet drejtësisë, hiqet urdhri i arrestit pasi u paraqit në seancë dëgjimore

    05/07/2025 18:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra e Prokurorit të Bosnjës dhe Hercegovinës ka njoftuar se ka hequr urdhrin e arrestit kundër liderit serb të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, pasi ky i fundit është paraqitur papritur në një seancë dëgjimore lidhur me akuzat për shkelje të rendit kushtetues të vendit.

    Pas muajsh refuzimi për t’iu përgjigjur thirrjeve zyrtare, Dodik u paraqit të premten para autoriteteve, çka bëri që urdhri i mëparshëm për arrestimin e tij të tërhiqej.

    Së bashku me kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, Dodik akuzohet për përpjekje për ndryshim të rendit kushtetues, përmes një draft-kushtetute që synonte shpalljen e pavarësisë së Republikës Sërpska dhe themelimin e ushtrisë së saj.

    Sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, për këto vepra parashihen deri në pesë vjet burg dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike.

    Dorëzimi i Dodik para drejtësisë u raportua edhe nga agjencia Reuters, e cila e cilëson këtë veprim si një lëvizje e papritur nga lideri separatist serb.

    Artikuj të ngjashëm

    Shqiptari merr komandën e anijes legjendare amerikane

    Aksident në hyrje të Podujevës, s’dihet se a ka të lënduar

    Tragjedi në Pakistan: Shembet një ndërtesë shumëkatëshe, 16 viktima

    Të Fundit

    Reuters: Dodik i dorëzohet drejtësisë, hiqet urdhri i arrestit pasi u paraqit në seancë dëgjimore

    Shqiptari merr komandën e anijes legjendare amerikane

    Aksident në hyrje të Podujevës, s’dihet se a ka të lënduar

    Tragjedi në Pakistan: Shembet një ndërtesë shumëkatëshe, 16 viktima

    Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.