Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Reshjet e shiut sot përfshijnë vendin, në këto pjesë pritet edhe borë

    16/05/2025 07:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mot i ftohtë me shi dhe erë parashihet për ditën e premtë, me kalimin e frontit të ftohtë në vend, që shoqërohet me erëra të fuqishme veriore, me hove çasti deri në 16m/s (60km/h). Të reshurat që përfshinë vendin që nga mesnata dhe orëve të hershme të mëngjesit pritet të vazhdojnë kohëpaskohe gjatë tërë ditës.

    Më të shumta po parashihet të jenë pjesëve më jugore përreth vargmaleve të Sharrit, deri nga Ferizaji dhe Gjilani. Temperaturat pësojnë rënie nga 12C e 14C fillimisht, deri në 7C e 9C gjatë ditës, e më vonë zbresin deri në 3C e 5C. Me këtë rënie të temperaturave reshje dëbore parashihen zonave malore fillimisht nga Alpet Shqiptare, e më vonë nga Sharri, paraqiten mundësi dhe nga bjeshkët e Gollakut, prej 1000m lartësi mbidetare. Reshje dëbore mund të bien dhe nga pjesë të larta të Gërmisë.

    Ditën e shtunë mbetet mot më i ftohtë, me më shumë vransira që kalojnë mbi vend, herë herë të shoqëruara me ndonjë rigë shiu. Minimalet zbresin deri në 2C e 3C. Viseve malore ende mund të shfaqen kushte për ndonjë rrebesh bore. Ditën e diel më shumë diell, mirëpo orëve të pasdites parashihen kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut.

    Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 18C e 19C. Ditëve të para të javës vijuese, duken gjasa për mot paksa më stabil, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave mbi 20C. Të hënën pasdite, nuk duhet përjashtuar mundësinë për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore. Minimalet shënojnë rritje deri në 7C. Erërat ndryshojnë drejtimin nga perëndimi e jugperëndimi, dhe frynë të lehta e mesatare 3-10m/s, njofton Mendimi për Motin.

    Artikuj të ngjashëm

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.