Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Reshitaj: Këto janë matematikat që e shpallin BALLKANIN kampion

    05/05/2023 11:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari Kushtrim Reshitaj ka treguar se cilat janë matematikat që e shpallin BALLKANIN kampion.

    Deri në fund të sezonit, kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar, me 12 pikë në lojë.

    Aktualisht jemi 3 pikë prapa Dritës, por që deri tani, nuk e kemi një fitore ndaj tyre, kurse karshi dy barazimeve, ata e kanë fituar një përballje me ne, që u zhvillua në Drenas (0-2).

    Në futbollin e Kosovës, në rast se dy skuadra e përfundojnë kampionatin me pikë të njejta, vendosin përballjet direkte. Nëse në fitore janë njejtë, shikohet fitorja me goldallim mes vete. Nëse edhe kjo është njejtë, atëherë kampion shpallet ekipi që e ka golevarazhin e përgjithshëm më të mirë.

    Drita është në avantazh deri tani me 6 gola më shumë se ne në goldallim prej të gjitha ndeshjeve, pasi ata e kanë golevarazhin plus 32, kurse ne plus 26.

    Nëse në 3 xhirot tjera, fiton edhe BALLKANI edhe Drita, atëherë neve nuk na mjafton një fitore me rezultat minimal në përballjen direkte. Për të qenë sigurt në vendin e parë, pas duelit direkt, na nevojitet fitore me 3 gola epërsi, kurse edhe triumfi me 2 epërsi, na mban në lojë që me rritë goldallimin në ndeshjet tjera, por që duhet të shkrihet plus 2 e Dritës që do të mbetej.

    Në rast të një fitore minimale prej një goli epërsi, do të na duhej edhe një gabim tjetër i Dritës, pasi nuk do të mjaftonte asgjë tjetër.

    Ndërkaq në rast barazimi, vështirësohet situata, pasi do na duhen dy gabime të tyre, ndërkaq humbja, thuajse do të nënkuptonte humbjen e titullit, pasi nga 3 ndeshjet tjera, kundërshtarit do t’i duheshin vetëm 3 pikë.

    Dështimi ndaj Prishtinës sot ishte dëshpërues, e vërtetë, por barazimi në fund, e solli situatën që BALLKANI ta ketë fatin në dorën e vet, duke qenë se me 4 pikë dallim, do të ishim në 2 përballje minus.

    UNË BESOJ, BALLKANI KAMPION!

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.