Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Republika Sërpska zgjedh një qeveri jokushtetuese

    02/09/2025 21:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Entiteti i Republikës Sërpska ka zgjedhur një qeveri jokushtetuese.Në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska, të mbajtur në Banjallukë, u zgjodh ekzekutivi i ri me kryeministër, Savon Miniqin.

    Miniq, deri tani ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, vjen nga radhët e Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur të Dodikut.Qeveria e re nuk ka bazë kushtetuese, pasi mandatin për Miniqin më 23 gusht ia dha Millorad Dodik, i cili pesë ditë më parë, me një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës dhe më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia mori mandatin e presidentit të Republikës Sërpska.

    Sipas Kushtetutës së entitetit serb të Bosnjës, presidenti i këtij entiteti propozon për Kuvendin Popullor kandidatin për kryeministër.Pas vendimit të Gjykatës së Bosnjës, RS-ja mbetet pa president, sepse as ligjet dhe as Kushtetuta e shtetit dhe e entitetit nuk parashikojnë se kush merr këtë funksion në rast të boshllëkut.

    RS-ja ka dy zëvendëspresidentë, por ata mund të marrin vetëm përkohësisht kompetencat nëse një gjë e tillë urdhërohet nga presidenti. Një rast i tillë kishte ndodhur në fund të vitit të kaluar, kur për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjike që iu nënshtrua Dodiku, detyrat e presidentit i mori Davor Pranjiq.Presidenti i ri pritet të zgjidhet në zgjedhjet e parakohshme, të shpallura për më 23 nëntor.
    Dodik në paraqitjet publike refuzon vendimet e institucioneve kompetente në Bosnjës dhe pretendon se është ende president.Ai po ashtu ka paralajmëruar se partia e tij do të bojkotojë dhe pengojë zgjedhjet e paralajmëruara.
    KQZ-ja ia hoqi mandatin Dodikut pasi Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, në fillim të gushtit, e dënoi me një vit burgim – dënim të cilin e zëvendësoi me pagesë monetare – dhe me gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.Pas kësaj, KQZ-ja shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme për president të RS-së.

    Cilat vepra penale bëhet fjalë?Lidhur me zhvillimet në Kuvendin e RS-së, Nedim Ademoviq, ekspert i të Drejtës Kushtetuese, tha për Radion Evropa e Lirë se Dodik “sillet sikur është ende president”.

    “Mendoj se në publik ekspertët ligjorë tashmë kanë shpjeguar se potencialisht ekziston baza për dyshim për disa vepra penale, duke filluar nga pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës së Bosnjës dhe këtij vendimi nëse është bërë i formës së prerë, e deri te disa vepra të tjera penale”, tha Ademoviq.Ai theksoi se pengesat që paraqet Dodiku janë nga “moszbatimi i të gjitha vendimeve gjyqësore që merren, deri te pengesa që çojnë në krijimin e disa krizave të mëtejshme”.

    Sipas Kodit Penal të Bosnjës, moszbatimi i një vendimi të Gjykatës së shtetit mund të sjellë një dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.“Bosnja, sidomos qytetarët e RS-së, po humbasin kohë të çmuar, po tërhiqen vazhdimisht në politikë të zakonshme, spekulime, manipulime, dhe viktima janë nga një situatë e tillë”, tha Ademoviq.

    Më herët, avokati Vllado Adamoviq deklaroi për Radion Evropa e Lirë se “nënshkrimet e Dodik në dokumente, ligje dhe vendime nuk vlejnë më, dhe çdo përpjekje për t’i lëshuar ato përbën një vepër penale potenciale”.Deputeti i opozitës në Kuvendin e RS-së, Nebojsha Vukanoviq, pak pas dhënies së mandatit Miniqit, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Dodikut për paraqitje të rreme, duke pretenduar se ai nuk është më president i RS-së.

    Për këtë vepër penale, sipas ligjeve, parashihet dënim me gjobë ose burgim deri në një vit.Më 22 gusht, Kuvendi i RS-së pranoi dorëheqjen e kryeministrit të entitetit, Radovan Vishkoviq, dhe që atëherë ekzekutivi ka qenë me “mandat teknik”.

    Asnjë shpjegim nuk u dha për dorëheqjen e papritur të Vishkoviqit.Në përfundimet e një seance, kur u pranua dorëheqja e Vishkoviqit, Kuvendi i RS-së e ftoi Dodikun të vazhdojë ushtrimin e funksionit të presidentit, hodhi poshtë zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe u kërkoi institucioneve të entitetit të mos bashkëpunojnë me KQZ-në.
    Opozita paralajmëroi se me këtë veprim po hyhet në zonën e veprave penale dhe të shkeljes së rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.Kuvendi po ashtu shpalli referendum për 25 tetor, në të cilin qytetarët pritet të vendosin nëse do të pranojnë vendimet e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, të Gjykatës dhe të KQZ-së, me të cilat u penalizua Dodik.

    Millorad Dodik u dënua dhe u shkarkua nga posti në fillim të gushtit, pasi u shpall fajtor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, Christian Schmidt.Përmes kompetencave të tij, Schmidt kishte shfuqizuar ligjet jokushtetuese të miratuara nga Republika Sërpska me të cilat synohej të kontestoheshin aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, vendim ndaj të cilit Dodik kishte paraqitur apel.

    Gjatë paraqitjes së programit në Kuvend më 2 shtator, Miniq i quajti joligjore vendimet e Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës, Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, por edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë.Ai konfirmoi synimin e Republikës Sërpska që gjatë mandatit të tij qytetarët e këtij entiteti, përmes një referendumi, të shprehen nëse janë “për imponime apo për mbrojtjen e institucioneve të RS-së”.

    Programin e tij, siç njoftoi, Miniq do ta mbështesë në forcimin ekonomik të Republikës Sërpska përmes riorganizimit të institucioneve, të ndërmarrjeve publike dhe administratës shtetërore.Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e masave për zbatimin e ligjeve që lidhen me kompetencat e parashikuara në Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Serbisë në përputhje me përfundimet e Kuvendit Mbarëserb.

    Miniq paralajmëroi, po ashtu, rikthimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ruajtjen e atyre me Rusinë, Hungarinë, Kinën dhe Bjellorusinë – si një nga objektivat e politikës së jashtme që do të realizohet me mbështetjen e anëtarit të Presidencës së Bosnjës nga komuniteti serb.Në fund të fjalës së tij, ai propozoi edhe anëtarët e Qeverisë. Mes tyre janë kryesisht ata që kanë qenë pjesë e kabinetit edhe në përbërjen e kaluar, me disa rotacione./REL

    Të Fundit

    Halil Matoshi: Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese dhe pa Kuvend të konstituuar

    Operacioni i SHKSHMK-së në Bjeshkët e Nemuna, gjenden dy turistët e humbur

    ​Kosova kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat në BE

    Mehmeti i ashpër: Me vite të tëra është punuar kundër UÇK-së në Kosovë

    Krime kundër njerëzimit – Franca lëshon urdhër-arresti për Bashar al-Assad

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.