sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Reperi Dr Creep bëhet viral në TikTok me këngën e publikuar në 2013 që ‘parashikoi’ pandeminë e coronavirusit

    04/07/2021 10:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përdoruesit e rrjeteve sociale gjatë këtyre ditëve kanë qenë më të zhurmshëm pasi dëgjuan një këngë të titulluar “Pandemic”, e cila duket se përmban referenca mbi coronavirusin në 2020 pavarësisht se është shkruar në 2013.

    Është koha për të hedhur një vështrim në “Pandemic” nga Dr Creep, e cila u publikua në YouTube në qershor të 2013, por që tani është bërë virale në TikTok meqë njerëzit panë koincidencën rrëqethëse.

    Vetëm disa sekonda brenda në këngë, ekziston një shembull i një gruaje që thotë: “Në kohën kur ata u përpoqën të evakuonin qytetet ishte tashmë tepër vonë – infeksioni ishte përhapur kudo”.

    Më vonë në këngë, Dr Creep vazhdoi: “Filloni jetën në një laborator në luftën e parë të vaksinave/ milionë vdesin në javën e parë në ëndrrat pandemike”.

    Sidoqoftë, vetë reperi ka folur dhe ka sqaruar tekstin e kësaj kënge duke shprehur se nuk po përpiqej të parashikonte ndonjë gjë.

    Në një postim të publikuar në Facebook në mars të vitit të kaluar, ai theksonte se kishte tashmë ‘gjashtë apo më shumë coronavirusë në 2012/2013’ kur kënga u shkrua dhe se ai thjesht kishte zgjedhur vitin 2020 sepse ‘2020 dhe 2030 ishin thjesht vite domethënëse për mua’.

    “Për mua, tekstet e këngëve janë më shumë një rastësi sesa një parashikim pasi nuk ndiej se po ‘përpiqesha’ të parashikoja ndonjë gjë, thjesht po bëja rap për atë që po shikoja. Por e quajti atë një parashikim, rastësi, etj”.

    “Unë nuk jam i vetmi që po e përmend coronavirusin në 2013”, thotë më tej ai.

    “Njerëzit thjesht nuk kanë dëgjuar kurrë për një coronavirus i cili është pjesë e një familje virusesh, prandaj ata e quajtën atë të ri si Covid-19 ose SARS-CoV-II.

    “SARS dhe MERS ishin të dy coronavirusë gjithashtu”.

    Artikuj të ngjashëm

    9 raste të reja me COVID-19

    Stresi: Kam 20 mijë veta mbrapa, të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës

    Mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.