Rënie e temperaturave të mërkurën, ky është parashikimi i motit

Vransira përfshinë vendin mëngjesin e hershëm të mërkurës, e mundësi për riga lokale shiu shfaqen më shumë pjesëve veriperëndimore e veriore të territorit. Orëve të pasdites, duke shkuar nga mbrëmja vransirat shpërndahen, e priten intervale me diell e kthjellime.
Kalimi i frontit shoqërohet edhe me erëra më të fuqishme veriore e verilindore që frynë me intenzitet mesatarë e të fuqishëm, 7-15m/s. Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, me maksimale vetëm prej 20C e 23C, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 12C e 15C.
Mot stabil me kthjellime e diell po parashihet nga dita e enjtë duke shkuar përgjatë fundjave. Temperaturat minimale pritet të pësojnë një rënie më të theksuar deri në 6C e 7C, derisa maksimalet të enjten mbesin ende të ulëta prej 22C e 24C. Nga fundjava shënojnë rritje në 28C e 29C. Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga veriu e verilindja, 4-11m/s.