Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rënie drastike e numrit të nxënësve në Kosovë, mbi 75 mijë më pak këtë vit

    09/07/2024 10:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Numri i përgjithshëm i nxënësve në institucionet publike parauniversitare në vend ka shkuar duke rënë vazhdimisht në mënyrë drastike. Po ashtu edhe numri i studentëve të rinj në institucionet publike ka rënë dukshëm.

    Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin shkollor 2015/2016 numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme ka qenë 367 mijë e 940, ndërsa në vitin 2023/2024 ky numër ka rënë në 291 mijë e 882 nxënës ose 76 mijë e 58 më pak në vit.

    Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i nxënësve në klasën e I të shkollës fillore në vitin shkollor 2015/2016 ka qene 26 mijë 959 nxënës, ky numër në vitin 2023/2024 ka rënë në 22 mijë e 765 nxënës, ose katër mijë e 194 vetëm në klasën e parë. Ndërsa, në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Arsimit, numri i nxënësve të klasës së parë në sektorin publik dhe privat në vitin shkollor 2023/2024 është 23 mijë e 870.

    Dhe numri i studentëve të regjistruar në nivelin bachelor në universitetet publike në vitin akademik 2018/2019 ka qenë 11 mijë e 718 student të rinj, në vitin e parë, ndërkaq në vitin 2023/2014 ky numër është tkurrur në 7 mijë e 890 student të regjistruar në vitin e parë.

    Sipas Ministrisë së Arsimit numri i studentëve për vitin akademik 2023/24 në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) publike dhe private, është 21 mijë e 71 studentë të regjistruar për herë të parë.

    Sipas ASK-së numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat, 2023/2024 është 384 mijë e 363. Ky numër i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat në vitin 2022/2023 ka qenë 390 mijë e 895. Kurse në vitin 2021/2022 numri i përgjithshëm i tyre ka qenë 410 mijë e 65..

    Artikuj të ngjashëm

    Nxënësit kosovarë, të fundit në rajon e ndër të fundit në botë për njohuri në matematikë e shkencë

    “Nxënësit nuhatën një erë” – Mjeku tregon si nisi helmimi i nxënësve shqiptarë nga regjimi serb

    13 festa zyrtare – këto janë ditët e pushimit për nxënësit dhe mësimdhënësit

    Të Fundit

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.