Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Rënia në peshë – çfarë ndodh me dhjamin kur dobësohemi

    14/09/2024 22:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për disa njerëz, rënia në peshë kalon kufinjtë e fiksimit.

    Për disa të tjerë, rënia në peshë është objektiv i arritshëm nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe aktiviteti fizik.

    Gëzimi që dikush ndjen kur shikon se ka humbur disa kilogramë ëshë i pamasë dhe shpesh i veshur me nuanca krenarie.

    Megjithatë, të paktë janë ata që e dinë se çfarë ndodhë me yndyrnat e akumuluara dhe të humbura me kaq mund.

    Deri më tani, shumë njerëz kanë besuar se dhjami i akumuluar ose yndyrnat transformohen në energji.

    Kjo teori është e gabuar.

    Problemi me të qëndron në faktin se shkel disa prej koncepteve themelore të kimisë.

    Disa njerëz janë të mendimit që yndyrnat e djegura kthehen në masë muskulore, gjë që është e pamundur.

    Të paktë janë ata ekspertë shëndetësorë që mund të shpjegojnë se si humbet pesha, të dhënat e të cilëve AgroWeb.org i liston më poshtë.

    Si Funksionon Metabolizmi i Yndyrës

    Përgjigja e saktë e kësaj pyetje është se dhjami konvertohet në dioksid karboni dhe ujë.

    Njeriu e nxjerr dioksidin e karbonit nëpërmjet frymëmarrjes.

    Uji nga ana tjetër qarkullon në organizëm deri sa del nëpërmjet lëngjeve të trupit apo djersës.

    Nëse humbisni 4 kilogramë, 3 kg yndyrna humbasin nëpërmjet mushkërive dhe vetëm 1 kg del nëpërmjet lëngjeve të trupin.

    Me fjalë të tjera, e gjithë pesha e tepërt del nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.

    Mund të duket e habitshme, por çdo gjë që ne hamë kalon nga mushkëritë.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org çdo karbohidrat që njeriu tret dhe çdo yndyrnë konvertohet në dioksid karboni dhe në ujë.

    E njëjta teori vlen edhe për alkolin.

    Proteinat kanë të njëjtin fat.

    Fibra është i vetmi element tek ushqimi që del e patretur nëpërmjet zorrës së trashë.

    Kokrrat e misrit janë një shembull i kësaj teorie.

    Çdo gjë tjetër që njeriu gëlltit, përthithet në qarkullimin e gjakut, organe dhe më pas avullon.

    Hani Më Pak, Nxirrni Më Shumë

    Natyrshëm lind pyetja nëse yndyrnat kthehen në dioksid karboni, a mund të humbasësh peshë thjeshtë duke marrë frymë?

    Për fat të keq, nuk funksionon kështu.

    E vetmja mënyrë për të rritur sasinë e dioksidit të karbonit të dalë jashtë është duke lëvizur muskujt.

    Për shembull, qëndrimi në këmbë ose thjesht procesi i të veshurit dyfishon ritmin metabolik.

    Në rast se ju do të provonit të gjitha rrobat që keni në garderobë për 24 orë orë, do të nxirrnit plot 1200 gramë dioksid karboni nëpërmjet frymëmarrjes.

    Nëse ecni, gatuani, pastroni gjithashtu mund të rrisni ritmin e metabolizmit dhe të humbisni në peshë.

    Artikuj të ngjashëm

    Pesë arsye të papritura pse nuk mund të humbni peshë

    Ndryshimet në trup të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje

    Dëshironi të keni formë të mirë fizike, këto ushtrime u rekomandohen

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.