Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rëndohet konflikti Indi–Pakistan, kaq ka shkuar numri i të vdekurve pas sulmeve me dronë

    09/05/2025 07:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Forcat e armatosura pakistaneze kanë ndërmarrë “sulme të shumta” duke përdorur dronë dhe municione të tjera përgjatë kufirit perëndimor të Indisë që nga e enjtja në mbrëmje deri të premten në mëngjes, njoftoi ushtria indiane, ndërsa përplasjet midis dy shteteve me armë bërthamore po intensifikohen.

    Përshkallëzimi i dhunës erdhi pas një sulmi të kryer nga India të mërkurën ndaj disa objekteve në territorin pakistanez, të cilat i quajti “kampe terroriste”, në hakmarrje për një sulm vdekjeprurës të ndodhur muajin e kaluar në rajonin e trazuar të Kashmirit, për të cilin autoritetet indiane pretendojnë se qëndron pas tij Islamabadi.

    Ndërkohë, Pakistani ka mohuar akuzat për përfshirje, por përplasjet mes dy palëve janë intensifikuar, duke përfshirë shkëmbime zjarri ndërkufitar dhe përdorim të dronëve në hapësirat ajrore të njëra-tjetrës, që deri tani kanë shkaktuar vdekjen e 40 personave.

    Sipas ushtrisë indiane, trupat pakistaneze kanë kryer “shkelje të shumta të armëpushimit” përgjatë vijës ndarëse në Kashmir. “Sulmet me dronë u zmbrapsën në mënyrë efektive dhe shkeljes së armëpushimit iu dha një përgjigje adekuate”, theksoi ushtria, duke shtuar se “të gjitha sulmeve do t’u përgjigjen me forcë”, raportoi Reuters.

    Nga ana tjetër, Islamabadi ka mohuar se ka pasur sulme në qytetin Pathankot në shtetin indian të Punjabit, në Srinagar në Luginën e Kashmirit dhe në Jaisalmer në Rajasthan, duke i quajtur akuzat “të pabaza” dhe “të motivuara politikisht”.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

    Dy të vdekur pas rrëzimit të avionit trajnues japonez

    Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

    Të Fundit

    Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

    Dy të vdekur pas rrëzimit të avionit trajnues japonez

    Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

    Rriten rastet me fruth në Kosovë

    “Gabim, e papranueshme” – Haxhiu kritikon zv.ministrin Vokrri për deklaratën kundër BE-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.