Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Rëndësia e suplementimit me vitaminë B9 tek gratë shtatzëna

    24/04/2023 10:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Acidi folik paraqet vitaminën B9, pjesë e kompleksit të vitaminave B. Kjo vitaminë ndihmon në krijimin e qelizave të reja dhe është specifikisht e rëndësishme për femrat në moshën riprodhuese.

    Statusi dietik i nënës është padyshim një nga faktorët ambiental kryesorë që ndikon gjatë shtatzanisë. Kjo përfshin përzgjedhjen e ushqimeve dhe lëndët ushqyese që përmbajnë ato, dhe transporti i tyre nga placenta tek fetusi.

    GazetaDemos ka kontaktuar nutricionistët e Partners in Diet, të cilët konkluduan se kjo është rëndësia e të suplementuarit me acid folik:

    1. Vitamina B9 ndihmon në formimin e rregullt të tubit nervor tek fetusi, i cili më vonë formon palcën kurrizore dhe trurin e tyre.
    2. Preventon aneminë makrocitare, një gjendje në të cilën palca e eshtrave krijon rruaza të kuqe të gjakut në madhësi abnormale.
    3. Parandalon abortin spontan, lindjen e parakohshme, peshën e ulët të foshnjës, dhe ndihmon në rritjen normale të fetusit.

    Sasia e rekomanduar e suplementimit me acid folik është 400 microgram (mcg) në ditë për femrat në moshën riprodhuese, 600 mcg/ditë gjatë shtatëzanisë, dhe 500 mcg/ditë gjatë kohës së gjidhënies.

    Marrja e tepërt e acidit folik mund të maskoj simptomat e mungesës së vitaminës B12, specifikisht shenjat e dëmtimit nervor.

    Në mënyrë alternative vitamina B9 në formën e folateve është prezente në:

    • Drithërat e fortifikuara
    • Spinaqi
    • Leguminozet
    • Brokoli
    • Mëlçia
    • Kërpudhat
    • Frutat arrore
    • Citrusët

    Artikuj të ngjashëm

    Sekreti për një mendje të shëndoshë – Antidepresanti natyral

    Dita Botërore e Hipertensionit: Ja çfarë duhet të dini

    A po iu ndalon ky faktor të humbni peshë?

    Të Fundit

    Kurti: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve

    Britania e Madhe me mesazh ndaj Putinit: E marrim seriozisht mbrojtjen tonë

    31 të vdekur nga sulmi i forcave izraelite pranë qendrës së ndihmës në Gaza

    Insiston Kusari – Lila: Vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

    Ministrja e Shtetit të Çadit mbërrin në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.