Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rekord turistësh në Shqipëri, mbi 7 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në vend në periudhën janar-nëntor

    22/12/2022 16:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rreth 7.15 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri deri në muajin nëntor, duke shënuar rekord krahasuar me të gjitha vitet e kaluara.

    Nga kjo shifër, sipas INSTAT, 6.7 milionë erdhën për pushime apo vizitë tek të afërmit, një rritje 30 për qind më shumë se gjatë 2021-it.

    Shqipëria konfirmohet edhe njëherë në këtë mënyrë si një nga destinacionet që patën rritjen më të madhe të turizmit pritës gjatë këtij viti, pavarësisht krizës.

    Çmimet relativisht të ulëta dhe shtimi i linjave direkte ajrore, shihen si disa nga faktorët kryesorë, që kanë ndikuar në rritjen me 3.7 herë të turistëve nga Spanja, dyfishimin e atyre nga Anglia, por edhe rritje të ndjeshme nga Italia. Por sërish, janë shqiptarët nga Kosova ata që mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend.

    Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se edhe në muajin nëntor ka pasur një numër të konsiderueshëm hyrjesh drejt vendit tonë, ku një dominim duket se e kanë dhënë shtetasit nga Kosova edhe si efekt i festave të nëntorit.

    Konkretisht, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2022, janë 808,813. Ky tregues rezulton me një rritje 47.4 për qind, krahasuar me nëntor 2021.

    Në nëntor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 358,350. Ky numër është rritur me 46.8 për qind, krahasuar me nëntor 2021 ndërkohë që është 34 për qind më i lartë edhe në raport me vitin 2019 kur turizmi ishte në normalitet pa pandeminë e COVID-19.

    Suksesi konfirmohet edhe në shpenzime, teksa sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga të huajt u regjistruan në 2.2 miliardë euro në 9 muaj.

    Rekord ndërkohë edhe për daljet e shqiptarëve jashtë vendit. 5.2 milionë është numri i lëvizjeve jashtë kufijve të regjistruara. Një pjesë e mirë për turizëm, por edhe një numër i madh për arsye emigrimi, gjykuar nga statistikat paraprake të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, emigrantëve të rregullt, por edhe klandestinëve në Britaninë e Madhe.

    Artikuj të ngjashëm

    Mushkonjat, sebep për ngordhjen e bagëtive në Myzeqe të Shqipërisë

    Komuniteti mysliman i shqetësuar rreth nismës për Shtetin Bektashi

    Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.