Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rekord i vaksinimeve: Mbi 19 mijë doza janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

    23/07/2021 14:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave të fundit rreth situatës me COVID-19, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar rekord i qytetarëve të vaksinuar me vaksinën anti-COVID

    Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 19 mijë e 609 qytetarë.

    Numri i të vaksinuarve deri më tani në vend ka shikuar në 343 mijë e 330, ndërkaq 102 mijë e 210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    “Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës. Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSs-së.

    Ndryshe, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka apeluar te qytetarët ta marrin vaksinën kundër COVID-19.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

    Ai ua ka rikujtuar qytetarëve se mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin.

    “Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja.

    Me kujtimin për të dashurit që humbëm nga pandemia, të kujdesemi për veten dhe njerëzit tonë të afërm duke u vaksinuar. Të përgjegjshëm individualisht dhe për njëri-tjetrin, bashkë ia dalim!”, ka shkruar Kurti.

    Terminin për vaksinim mund ta bëni KËTU.

    Artikuj të ngjashëm

    Klinika e Neonatologjisë për herë të parë pajiset me Autoambulancë Neonatale

    Konfiskohen 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë, arrestohet shtetasi turk

    Nga 1 shkurti nis implementimi i ligjit për çmimet e barnave, MSH e vetëdijshme që fillimi do të jetë problematik

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.