Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Regjistrimi i popullsisë s’ka filluar ende

    01/11/2023 16:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Regjistrimi i popullsisë s’ka filluar ende.

    Kështu ka bërë të ditur Zëvëndëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha.

    Ai ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ka filluar ende por që kanë kohë edhe 44 ditë tjera për ta përfunduar këtë process.

    Sipas tij, kërkesa e tyre për shtyrje të regjistrimit të popullsisë nuk është aprovuar nga kryeministri Albin Kurti, ndonëse nuk i posedojnë ende tabletat.

    “Pritet brenda ditëve të vijnë tabletat dhe brenda ditëve të realizohet rekrutimi i 4 mijë e 500 regjistruesve e mbikëqyrësve dhe të bëhen trajnimet. Kërkesën tonë për shtyrje të regjistrimit të popullsisë nuk e ka pranuar kryeministri Albin Kurti dhe afati për regjistrim fillon që nga sot (1 nëntor) deri më 15 dhjetor dhe kryeministri Kurti na ka thënë se e keni afatin prej 45 ditësh dhe ky proces duhet të përfundojë”, ka thënë Berisha për EO.

    Theksojmë se Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.

    Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

    Artikuj të ngjashëm

    Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale

    Rritet numri përfitues i skemës së pensioneve për veteranët e luftës në muajin shkurt të 2025-tës 

    Bie numri i vizitorëve në hotele gjatë janarit 2025

    Të Fundit

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.