As për herën e katërt nuk ndodhi.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk u paraqit në zyrat e Prokurorisë Speciale më 4 mars në orën 11:00, për të dëshmuar në rastin e “Rezervës shtetërore”.
Në vend të kësaj, Kurti zgjodhi të hedhte disa lopata me ciment në Gjilan, në nisjen e punimeve për një çerdhe.
Ky veprim i tij, kishte ngjallur reagime edhe në mediat ndërkombëtare.
E rreth kësaj shpërfillje u deklarua sot edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Kjo Ambasadë, përmes një përgjigje me shkrim ka deklaruar se e pret që sundimi i ligjit dhe procedurat të respektohen nga të gjithë.
“Jemi plotësisht dakord me deklaratat e bëra nga misionet e tjera. Ne presim që të respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe të respektohen procedurat dhe proceset përkatëse nga të gjithë”, u shpreh zëdhënësi i ambasadës, Christian Böttcher.
Por, shefi i qeverisë të hënën e kaluar, nuk e la pa folur rreth kësaj teme. /KlanKosova/