Federata e Kickboxit të Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik të referitndaj trajnerit kosovar.
Më saktësisht, gjyqtari boshnjak Feđa Trbonja e goditi me trofe trajnerin e kickboxit të Fig t Club Arbër, Migjen Basha, në turneun e mbajtur në fundjavën që shkoi në Cetinje të Malit të Zi, të organizuar nga KBM “Lovçen”.
Federata kosovare e ka dënuar ashpër këtë incident dhe këtë dhunë që ndodhi pas meçit të garuesit kosovar, Nart Mehmeti.
Si rrjedhojë e vendimit të gjyqtarit, trajneri i Nartit reagoi ndaj tij dhe papritmas referi e qëlloi me trofe.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Federatës së Kickboxit të Kosovës përmes kryetarit Fatmir Makolli.
Reagim nga Federata e Kickboxit të Kosovës:
Federata e Kicboxit të Kosovës e dënon në mënyrën më të ashpër sulmin fizik të shkaktuar nga referi në ring, Feđa Trbonja Bosnia and Herzegovina ndaj trajnerit të Kickboxit të Fight Club Arber, Migjen Shala në turnirin e mbajtur më 22.11.2024. në Cetinje të Malit të Zi të organizuar nga KBK “Lovćen”
Incidenti ka ndodhur pas meçit të garuesit nga Kosova, Nart Mehmeti, i cili është ndër garuesit më të mirë të vendin në kategorinë e tij dhe përfaqësuesit të Klubit Buduqnosti nga Podgoriva Luka Heber, si rrjedhojë e vendimit të njëanshëm të gjyqtarëve duke e dëmtuar garuesin nga Kosova i cili tregoi performancë më të mirë në çdo aspekt në ring, duke ia dhënë padrejtësisht fitoren garuesit nga Mali i Zi gjë që ka nxitur kontestimin e arsyeshëm këtij vendimi nga trajneri Shala.
Pas ndeshjes, trajneri i Nartit, Migjen Shala, i cili ishte i pranishëm në ring, protestoi në mënyrë paqësore duke e shprehur paknaqësinë e tij me vendimin tek referi anësor dhe trajneri i kundërshtarit të garuesit të tij nga Malit të Zi. Në këtë kohë referi kryesor i ndikuar nga thirrjet dhe sharjet nga disa tifozë arrogantë në tribuna, u soll në mënyrë arrogante dhe ofenduese duke tentuar ta largonte trajnerin dhe garuesin nga ringu në mënyrë të padrejtë dhe poshtëruese.
Situata u përshkallëzua më tej kur referi kryesor, në mënyrë tinzare, goditi trajnerin Migjen Shala jashtë ringu me një kupë metalike, duke synuar ta lëndonte rëndë. Pas këtij akti të dhunshëm, në sallë pati edhe ndërhyrje të disa tifozëve të cilët fyenin në gjuhën serbe, duke krijuar një situatë të pasigurt dhe të rrezikshme e cila fatbardhësisht u evitua të përshkallzohet edhe më tutje falë qetësisë së trajnerit dhe dy garuesve nga Kosova si dhe intervenimit të organizatorëve.
Me këtë rast, Federata e Kickboxit e Kosovës, do ta denoncojë këtë veprim të pa pranueshëm rrugaqërie të referit Feđa Trbonja Bosnia dhe Herzegovina tek Federata Ndërkombëtare e Kickboxit WAKO si dhe do të ti shprehë shqetësimet tek Federata e Kickboxit e Malit të Zi , do të kërkojë masat më të rrepta ndaj tij si dhe do të kërkoj që referimet në të ardhmen të jenë objektive duke mos lënduar ëndërrat e garuesve nga Kosova përmes vendimeve te padrejta dhe për të parandaluar që në të ardhmen, fitoret në vend se në ring të vendosen në tavolinat e referëve të njëanshëm.