Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Reduktimi i Adem Demaçit nga një Vizionar e Hero i gjallë në një «bac!»

    29/02/2024 14:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Xhevat Hasani, 29 shkurt 2024

    Me 26 shkurt të vitit 2024 me rastin e 88-të vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, lidhur me jetën dhe vepren e tij para ekraneve televizive të Kosovës folen disa ish- të burgosur politik: miq, shokë, bashkëvuajtës dhe bashkëpunëtorë të Adem Demaçit.

    Por, këta ish-të burgosur politik, miq e shokë të Adem Demaçit, për ta treguar para publikut afërsinë e tyre shoqërore e miqësore që kanë pasur me Adem Demaçin, si edhe herë të tjera edhe kësaj here, nuk iu referuan atij si Adem Demaç, por iu referuan si bac: baci, baci, baci…!, kjo sikur emri i Adem Demaçit që në lindje të tij të kishte qenë «Bac» dhe jo Adem Demaç.

    Por, Adem Demaçi nuk ka qenë thjesht një fshatar i virtytshëm të cilin njerëzit nga respekti kudo që e kanë parë, i janë drejtuar me fjalët: Si je bac?, A mujte bac!, Çka ka të re bac?, A po vjen me pi kafe bac?, etj.

    Jo, Adem Demaçi para se të ketë qenë një «bac» i ndershëm, ai ka qenë një Idealist e Revolucionar i madh, ka qenë një Shkrimtar, një Vizionar e Çlirimtar, si dhe ka qenë një Hero i gjallë. Prandaj, është e mekatshme që një Adem Demaç të tillë, të pakund shoq në botë, ta reduktosh thjesht në një «bac», siç kanë bërë e bëjnë shumica e ish-të burgosurve politik, kuptohet pa ndonjë qëllim të keq.

    Nëse Ibrahim Rugovës i thuhet President Historik i Kosovës atëherë shtrohet pyetja: Pse Adem Demaçit të mos i thuhet Udhëheqës e Udhërrëfyes Historik i Kosovës. Adem Demaçi duke filluar që nga vitet e 50-ta e deri në vitet e 90-ta të shekullit të 20-të, de fakto ka qenë dhe ka mbet Udhëheqësi dhe Udhërrefyesi i pazëvëndësueshëm i Kosovës dhe i shqiptarëve të saj. Dhe kjo është një vërtetë e madhe sa bjeshkët dhe malet.

    Nga ana tjetër, shtrohet pyetja: Pse në Prishtinë nuk është ngritur shtatorja e Adem Demaçit, e këtij Kolosi Legjendar të Kosovës? Vërtet edhe çka tjetër është dashur të bëj Adem Demaçi për Kosovën, për ta merituar edhe ai që ta ketë shtatoren mu në mes të Prishtinës: te ajo zyrja e vogël ku ai si përfaqësues kryesor politik i UÇK-së ka qëndruar gjatë luftës, pa iu trembur syri nga forcat serbe.

    Askush nuk mund ta shkëpusë emrin e lavdishëm të Adem Demaçit nga emri i lavdishëm i Kosovës, dhe askush nuk mund ta shkëpusë emrin e lavdishëm të Kosovës nga emri i lavdishëm i Adem Demaçit.

    Ska dyshim se ka ardhur koha që të vihet në vend nderi dhe dinjiteti kombëtar dhe politik i Adem Demaçit një ditë e më parë.

    Artikuj të ngjashëm

    Mehaj kujton Demaçin në 6-vjetorin e vdekjes: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë

    Arkivi i Kosovës hap ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit

    Nesër zbulohet shtatorja e Adem Demaçit në Podujevë, merr pjesë edhe Kurti

    Të Fundit

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Temperatura e larta, IKSHPK bën apel kujdes

    E dhimbshme, humb jetën në komunikacion në Gjermani, Nexhat Lushi nga Qyshku i Pejës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.