Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Receta më e mirë e gatimit me mish dhe lakër të bardhë, receta më e shijshme

    26/11/2023 10:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lakra është një nga perimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare.

    Atë e përdorim në sallata të ndryshme kryesisht me simotrën e saj të kuqe, karrota e majdanoz.

    Lakrën e përgatisim edhe në turshi për tu dhënë shije mbrëmjeve dimërore.

    Lëngu i turshisë së saj shuan etjen për vlera të rëndësishme.

    Kjo perime e rëndësishme në traditën e kulinarisë shqiptare përdoret edhe në gatimin e një gjelle, nga ato që të bëjnë të lëpish gishtat.

    Gjella me lakër, e gjen veten në tryezat tona të paktën një herë në javë.

    Ajo gatuhet thjeshtë dhe ka shumë shije, por duke u kombinuar me mishin e thatë, shija arrin në nivele superiore.

    Receta e Gjellës Me Lakër dhe Mish Të Thatë

    Përbërësit

    • Gjysëm lakre të grirë hollë
    • 2 qepë
    • 1 spec të kuq
    • 1 filxhan kafeje oriz(sipas dëshirës)
    • 500 gr mish(nëse dëshironi mund të përdorni dhe mish të thatë ose mish të grirë)
    • 5-6 thelpinj hudhre
    • Katër lugë me vaj ulliri
    • 1 gjethe dafinë
    • 1-2 lugë gjelle salcë domate
    • Një pjatë me lakër turshi të prerë hollë(sipas dëshirës)

    Përgatitja

    Vendoseni tenxheren në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit.

    Kujdesuni që vaji të mos digjet dhe hidhni thelat e mishit, kaurdisini nga të dyja anët. Më pas shtoni specin e kuq të grirë hollë.

    Speci duhet kaurdisur i pari sepse është më i fortë dhe kërkon më shumë kohë.

    Pasi të jetë zbutur, shtoni qepët e grira dhe kaurdisini së bashku, vijoni duke shtuar salcën e domates.

    Më pas shtoni lakrën por jo të gjithën menjëherë, sepse në të kundërt tenxherja do të mbushet plot dhe do të kërkojë shumë kohë lakra të zbutet.

    Pasi lakra të jetë kaurdisur për 5-7 minuta hidhni ujë derisa përbërësit në texhere të mbulohen por jo plotësisht, shtoni kripën e piperin dhe mbulojeni me kapak.

    Lëreni të ziejë me zjarr mesatar dhe përziejeni herë pas here duke garantuar që nuk ngjitet në fund të tenxheres.

    Nëse uji përthithet shpejt dhe lakra nuk është zier, shtoni më shumë ujë.

    Kontrolloni përmbajtjen e kripës dhe rregullojeni atë sipas preferencës.

    Kur lakra të jetë pothuajse e gatuar, shtoni orizin, hudhrat, dafinën.

    Orizi është opsional. Disa amvisa e preferojnë gjellën me oriz për shkak të aftësive lidhëse që ai ka në një gjellë.

    Pasi lakra të jetë zbutur, kontrolloni përmbajtjen e piperit.

    Gjella e lakrës kërkon patjetër një shije pakëz pikante.

    Në disa receta të veriut të Shqipërisë, gjella në fjalë gatuhet në gjysëm racioni me lakër të freskët dhe gjysëm me lakër turshi.

    Lakra turshi i jep gjellës një nuancë pakëz të hidhur por të thellë dhe shumë të shijshme.

    Gjella me lakër nuk duhet të jetë shumë e lëngshme, shkruan Agro Web.

    Servireni të ngrohtë duke e shoqëruar me kos dhe perime të pjekura

    Artikuj të ngjashëm

    Ankohet fermeri: Të rinjt nuk po e duan bujqësinë

    Të Fundit

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Punimet e domosdoshme, KEDS njofton: Këto janë vendet që do të mbesin sot pa rrymë

    Ngërçi politik: Sot e 44-ta herë në përpjekje për ta konstituar Kuvendin

    Parashikimi i motit për sot: Diell, vranësira e reshje shiu

    Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.