Real Madrid ka fituar me përmbysje ndaj Mallorcas dhe ka shtyer festën e titullit kampion të Barcelonës së paku për 24 orë.
”Los Blancos” shënuan fitore në “Santiago Bernabeu”, me rezultat 2-1.
Martin Valjent i dha epërsin skuadrës mysafire, në minutën e 53-të.
Golin e barazimit e shënoi Kylian Mbappe, në minutën e 68-të.
Kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, në skenë doli Jacobo Ramon, i cili shënoi golin e fitores.
Me këtë fitore, Reali, renditet në vendin e dytë me 78-pikë, katër më pak se Barcelona, që nesër mbrëma luan derbin lokal ndaj Espanyolit.
Në anën tjetër, Mallorca, renditet në vendin e nëntë, me 47 pikë, e cila po lufton për një vend që e dërgon në Conference League