Real Madridi nuk po përzien fjalët. Ata besojnë fuqishëm se do ta përfundojnë rikthimin kundër Arsenalit sonte (e mërkurë) në Santiago Bernabeu.
Los Blancos u mposhten me rezultat 3-0 dhe u dominuan nga Arsenali në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampijonëve në Emirates.
Megjithatë, te klubi mbretëror besojnë se gjithçka është e mundur, ndër to edhe një rikthim i madh në ndeshjen e dytë, sonte mbrëma.
Real Madridi përdori rrjetet sociale për të ndarë komunikimin e tyre me platformën e njohur të AI ChatGPT.
Mesazhi i Real Madridit thotë se “90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjata”.
Ata i kërkojnë Inteligjencës Artificiale që ta përkthejë atë në shumë gjuhë. Është një paralajmërim i fortë për Arsenalin dhe të gjithë ata që dyshojnë në rikthim.
9️⃣0️⃣⏱️. pic.twitter.com/0rrZJ2zYaq
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 16, 2025