Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Reagon MINT: Organet e hetimit të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore

    18/08/2023 14:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dalë me një reagim pas arrestimit të dy zyrtarëve të saj lidhur me aferën e rezervave shtetërore.

    “Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë erdhën Njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyrët e dy zyrtarëve të lartë të MINT,  të Drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe Drejtorit të Departamentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, njofton Ministria.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thotë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, duke shtuar se janë të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to.

    MINT pretendon se për këtë çështje po synohet të keqinformohet.

    “Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast.

    “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”.

    MINT pati edhe një kërkesë për mediat.

    “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i lut mediat që të përmbahen nga deklarime të pakonfirmuara nga ministria dhe siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi”.

    Ministria thotë se është “e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës”.

    Artikuj të ngjashëm

    Hajdari: Nuk mund të ndërhyjmë në çmimin e importit të naftës

    “Skandali me rezervat shtetërore”, kaq vota mori Rozeta Hajdari

    Liburn Aliu tregon pse nuk është në listën e VV-së

    Të Fundit

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Deputetja Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.