Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Reagon Krasniqi pas denoncimit për manipulim të votave: Do të pres raportin e Prokurisë për të vazhduar me hapat e radhës

    07/03/2025 22:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas procesit të rinumërimit të votave në Vushtri për të cilin kishte ankimuar.

    Krasniqi tha se angazhimi i saj për të denoncuar fenomenin e manipulit të votave në Vushtrri nuk ka pasur asnjë lidhje me arsye personale por ka qenë një veprim i domosdoshëm për të luftuar padrejtësitë.

    Ajo theksoi se duke qenë pjesë e këtij procesi ka pësuar edhe dëmtime personale.

    “Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11 ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre” deklaron Krasniqi.

    Ajo tutje sqaron se do të pres raportin e Prokurorisë për të vazhduar me hapat e radhës.

    “Vota është e shenjtë dhe do ta mbroj me çdo mjet juridik” shkruan Krasniqi në reagimin e saj.

    Reagimi i plotë i Krasniqit:

    Të dashur qytetarë,

    Angazhimi im për të denoncuar këtë fenomen të manipulimit në Vushtrri nuk ka pasur asnjë lidhje me arsye personale, por ka qenë një veprim i domosdoshëm për të luftuar padrejtësitë, për ta mbrojtur votën tuaj ndaj LDK-së dhe për të kontribuar në ndriçimin e një fenomeni që dëmton sistemin zgjedhor dhe besimin e qytetarëve.

    Fatkeqësisht, duke qenë pjesë e këtij procesi, kam pësuar edhe dëmtime personale, pasi ky angazhim ka sjellë pasiguri dhe presione të ndryshme. Reagimi im për parregullësi ka nisur me 16 shkurt kur vendimin për hapjen e kutive kam dërguar në PZAP, kjo nënkupton qartë se nuk ka të bëj asgjë personale por me fenomenin të cilin e kemi kuptuar që në ditën e dytë të procesit të numërimit dhe jo vetëm për mua si kandidate, por ka një numër të madh të kandidatëve që kanë mospërputhje në kuti të votimit karshi atyre që i kanë futur në sistem.

    Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11 ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre.

    Gjithsesi, presim raportin e prokurorisë dhe do të vazhdojmë me hapat e radhës. Vota është e shenjtë dhe do ta mbroj me çdo mjet juridik.

    Ju falënderoj për mbështetjen gjatë këtyre ditëve dhe përkrahjen e vazhdueshme për vite me radhë. Shihemi në sfidat e radhës!🫶✌️

    Artikuj të ngjashëm

    35-vjetori i themelimit të LDK-së, Krasniqi: Festojmë trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës

    Krasniqi: Raporti i Progresit gjerësisht negativ, si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të VV-së

    Krasniqi: Fuqizimi i grave në vendimmarrje të jetë prioritet në Kosovë dhe Shqipëri

    Të Fundit

    Arrestohet 53-vjeçari kosovar në Durrës, tentoi të fuste kontrabandë 49 iPhone

    Tre persona mbesin të bllokuar në malin e Ndëranit në Gjirokastër, policia iu del në ndihmë

    Haxhiu: VV pritet të mblidhet për ta votuar Kurtin si mandatar, emri pastaj dërgohet te Presidentja

    Nenad Rashiq: Me çdo respekt ndaj kryetarit Basha, Kuvendi s’është konstituuar

    Haradinaj përmend vështirësitë në arsim, lë fajtore LVV-në

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.