Gjatë mbrëmjes së djeshme Keisi Medini është eliminuar nga shtëpia e “BBV2”.
Vetëm pak më parë ish-banorja ka bërë reagimin e saj të parë në Instagram pas daljes.
Ajo ka postuar një foto dhe ka falënderuar të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur dhe ata që e kanë kritikuar.
“Zoti i bekoftë të gjithë ata që më mbështetën & vazhdojnë të më mbështesin dhe ata që më kanë gjykuar dhe ofenduar. Dëgjoj që nuk dhashë asgjë aty brenda, por të paktën mesa shoh qenka bërë telenovela hyrja ime në “BBV2” që tregon që kam dhënë diçka pa dashur. Mbi të gjitha jam pranë familjes time tani dhe njerëzve të mi të dashur, shumë dashuri për të gjithë“, ka shkruar Keisi.
Theksojmë se brenda shtëpisë së “BBV2” Keisi nisi një romancë me Kristin, e cila më pas u ndërpre nga ana e Keisit.