Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Reagon familja e Gerta Gixharit pas situatës me Gjestin: Ndjesë familjarëve të tij, por ai e nisi

    03/02/2025 23:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas incidentit të ndodhur në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ku Gerta Gixhari i hodhi alkool në fytyrë Gjestit, ka reaguar sot familja e banores.

    Në reagimin e tyre thuhet se gjithçka ka filluar nga vetë Gjesti.

    Në fund i kërkohet falje familjarëve të Gjestit.

    Reagimi i familjes së Gertës:

    Përshëndetje të gjithëve!

    Duke parë gjithë reagimet tuaja në rjetet sociale, gjithë gjuhën tuaj të urretjes ndaj Gertës për veprimin që lagu Gjestin me shampanjë & birrë. Dua t’ju bëj me dije që ishte ai që filloi duke lagur me shampanjë Loredanën dhe Jozin. Pse pikërisht këtu nuk reagoi asnjë? Pse pikërisht në veprimin e Gertës u ngrit në këmbë “Dinastia” e Rozanës duke përfituar nga ky moment dhe iu vërsulën menjëherë Gertës. Pse nuk u ngrit kjo “dinasti” ta ndalojë Gjestin dhe të mbrojë Loredanën që u lag me shampanjë? Apo harrova, vëmendja tashmë është tek GERTA dhe duan të kapin “PRIME-n”, sepse me Loredanën nuk iu leverdis të mbrojnë, se nuk duan që të kthehen kundra Gjestit si kundërshtar. Pasi ndodhi e gjithë kjo situatë, Gerta është interesuar për shëndetin e Gjestit duke e pyetur. Madje, edhe kur u rikthye në shtëpi Gjesti e pyeti sërish, por dinastia nuk e la që të flisnin, pasi ata duan ta vënë kundra Gertës dhe që të mos sqarohen së bashku. Tani një gjë nuk kuptoj unë nga komentuesit e rrjeteve sociale. Kur Gerta luan dhe qesh me Gjestin komentoni duke shprehur dashuri dhe pozitivitet. Ndërsa kur Gerta bën debat apo konflikt me Gjestin e sulmoni menjëherë Gertën duke hedhur poshtë gjithë komentet që keni bërë në fillim. E fundit, të gjithëve besoj ju ka ndodhur t’ju lagin me shampanjë ose birrë nëpër festa familjare. Madje ndodh shpesh kudo kur dikush fiton një ndeshje, një garë apo në një kampionat futbolli, të gjithë lagen me shampanjë dhe asgjë nuk u ndodh. Dhe për ta mbyllur: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq, por gjithçka u nis me shaka si një lojë!

    Artikuj të ngjashëm

    Trump e vë sërish në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së për mbrojtje kolektive të NATO-s

    Tre të mitur me trotinetë përplasen nga vetura në Tiranë, dërgohen me urgjencë në spital

    Rritja e çmimit të rrymës, OEK letër Kurtit – Kërkoni nga ZRRE anulimin e vendimit për dalje në tregun e lirë

    Të Fundit

    Trump e vë sërish në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së për mbrojtje kolektive të NATO-s

    Tre të mitur me trotinetë përplasen nga vetura në Tiranë, dërgohen me urgjencë në spital

    Rritja e çmimit të rrymës, OEK letër Kurtit – Kërkoni nga ZRRE anulimin e vendimit për dalje në tregun e lirë

    Publikohen pamje të reja satelitore të objekteve bërthamore të Iranit

    Del raporti: Shteti pagoi vjet 59 mijë euro pensione për të vdekurit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.